Kampioni i peshave të rënda në boks, Anthony Joshua, është zotuar që do të gjurmojë dhe do të gjejë me çdo kusht njeriun që i ka vjedhur makinën e tij të re Range Rover, me vlerë 150 000 paund.
Mjeti, ku ishte gdhendur firma e boksierit, u vodh vetëm pak ditë para ndeshjes së britanikut kundër rusit Alexander Povetkin.
Joshua ishte duke u stërvitur në Sheffield (në veri të Anglisë) për ndeshjen, ndërsa makina ndodhej në shtëpinë e një të afërmi të tij në Londër kur u vodh.
Një zëdhënës i boksierit ka thënë për publikun se çështja është në duart e policisë, por, sipas burimeve pranë tij, Joshua është shumë i acaruar me këtë ndodhi, pasi nuk dëshironte shpërqendrime para ndeshjes së madhe.
“Megjithatë, makina ka një GPS dhe shumë shpejt do të gjendet. Ata që e kanë vjedhur do të pendohen, Anthony është thjesht i shqetësuar për gjendjen në të cilën do të rikuperohet makina”, është shprehur një njeri i afërt me Joshuan.



s.a/dita
