Përplasjet që kanë ndodhur këto ditë në Lazarat mes gjimnazistëve dhe policisë paskan patur një nxitës, dhe sipas mediave ai është avokati i konsumatorëve, Altin Goxhaj.
Vetë ky i fundit e ka mohuar këtë gjë duke bërë edhe një status në Facebook, e duke e quajtur këtë një abuzim me figurën e tij.
“Sot Gazeta Shqiptarja.com “zbuloi” se përplasjen e gjimnazistëve të Lazaratit me policinë e kisha organizuar unë nëpërmjet Facebook-ut! Unë dje isha në shtëpi se isha i ftohur dhe se kuptoja se sa herë tështij unë plagosej një polic, dhe sa mirë që s’më ka shpëtuar ndonjë p…se do ishte djegur ndonjë autoblindë. Por s’keni parë asgjë akoma! Nesër Gazeta Shqiptarja.com e Karlo Bollanos zbulon një gjë të tmerrshme për mua! Ja kush është Xhon Xhihadisti në të vërtetë! Ju kam mashtruar kaq kohë”- shkruan Altini në profilin e tij.
Ç’paske qenë mo Altin. Ngele me çakmak dhe benzinë në dorë duke ndezur situata. Edhe këta të gazetës ta paskan bërë analizën fill e për pe. Tani trego, je apo nuk je ti!? 🙂
Facebook SPY, rubrika e fundjavës në DITA

O gazeta pse merreni me kete njeri te neveritur