Boll me shfaqje

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Shtetin e kemi të varfër në vlera monetare, por tani na doli dhe me varfëri idesh e juristësh. Kjo të lë shumë për të dëshiruar kur mendon se ka të bëjë me çështje si Gërdeci dhe 21 Janari. Prej kohësh pozita e sotme e kishte kauzë deri sa erdhi në pushtet. Sot na del se nuk kanë mundësi të ngrenë zërin e forcë të drejtojnë gishtin te fajtori. Si ka mundësi që nuk u bëka një mendje pozita e të kërkojnë heqjen e imunitetit të Berishës, Mediut e t’i detyrojnë të deponojnë në Prokurori, si dhe sy peshkaqeni? Berisha kërcënoi popullin e bëri thirrje për armatosje, u përjashtua. I gjithë grupi bojkoton punimet e Kuvendit. Këta kanë gjithçka në dorë, por nuk janë të zotët të bëhen një mendje e të vendosin veton dhe populli do mbështesë. Por kështu të llogarisin mirë se si do dalin para popullit në 2017-ën. Ky qëndrim është i turpshëm. Përqafohuni me Saliun dhe mos jepni më shfaqje qesharake, boll!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *