Bollano i pakënaqur me përbërjen e kabinetit të ri

anazapta
Organizata e minoritetit grek, OMONIA, është revoltuar nga fakti se në kabinetin e ri qeveritar nuk do të ketë asnjë minoritar. Për këtë arsye ata i kanë kërkuar Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut që të riorientojë qëndrimin e saj politik ndaj koalicionit fitues dhe qeverisë së re.
“Komunikimi i kryeministrit potencial Edi Rama, mbi kompozimin dhe përbërjen e kabinetit qeveritar, sikundër predispozohet ta propozojë për miratim institucional në muajin shtator, ka krijuar habi të justifikuar dhe përforcon rezervat, në gjirin e komunitetit etnik grek. Mospërfshirja në mënyrë të drejtpërdrejtë në përbërjen e qeverisë me post ministri të një pjesëtari të komunitetit etnik grek, ndonëse kjo përbën praktikë që nga kalimi normal në demokraci më 1991, për më tepër të propozuar drejtpërdrejt nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut – PBDNJ, është një ogur jo pozitiv. Rezervat tona politike lidhen sigurisht me faktin se sa dhe si forcat që po ndërmarrin qeverisjen e re kanë vullnetin dhe do të punojnë për avancimin e mëtejshëm të të drejtave të minoritetit etnik grek.

Kjo në përputhje dhe sipas standardeve të BE, kundrejt të cilit dhe procedurave të përafrimit të mëtejshëm integrues në të, qeveria shqiptare është e angazhuar. Zhvillimet e ditës së sotme, sidoqoftë, ngrenë pikëpyetje serioze dhe hedhin hije mosbesimi,” thuhet në deklaratën e OMONIA-s.

-s

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *