Vasil Bollano, kryetari i organizatës “Omonia”, thotë në një intervistë për Artur Zhejin në News 24, se ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, i ka kthyer shpinën ministrit grek. “Kur një subjekt politik të ka rritur e aktivizuar në politikë, nuk mund t’i kthesh krahët”, komentoi ai. Bollano foli për censusin, të cilin e cilësoi si dashakeq ndaj minoritetit grek.
“Minoriteti etnik grek kërkoi një census me një proces sa më real, që mos kemi shifra me afërsi dashakeqe. Por nuk u arrit mirëkuptim për një proces sa më të afërt bazuar në organizmat ndërkombëtarë që monitorojnë këtë proces. Minoritetet e kundërshtuan këtë proces. Ne si përfaqësues të minoritetit grek ngremë problemet që janë shqetësim, si rasti i censusit. Këtu ka qëllime dashakeqe për 101 arsye, por mendoj që këtu përgjegjësinë e mban qeveria, e cila duhet të ndërtonte një proces sa më pranë organizmave ndërkombëtare”, u shpreh Bollano.
Në lidhje me Himarën, i pyetur nëse autonomia e saj do të ishte zgjidhje për minoritetin grek, Bollano tha se “njësitë vendore kanë kartën e autonomisë lokale si busull për administrimin lokal. Autonomia lokale është politike, ekonomike, administrative, kontrollon kufirin juridik të njësisë vendore.”
Ndërsa në lidhje me Vorioepirin, Bollano u shpreh se se Vorio-Epiri nuk ekziston edhe pse keqpërdoret nga disa individë.
“Asnjëherë nuk mund të them se qëndron ky emërtim, por shpeshherë keqpërdoret. Për këtë nuk duhet të dëgjojmë individë të ndryshëm, nuk mund të dëgjojmë zëra periferikë”, shtoi ai.
Sa i përket rezolutës çame, e dorëzuar në Kuvend nga PDIU-ja, Bollano u shpreh se mban të njëjtin qëndrim me Athinën zyrtare.
“Politikën e jashtme nuk e luajnë forcat politike, por Ministra e Jashtme. Në parime të përgjithshme, në momentet që është nënshkruar një marrëveshje e miqësisë së mirë, nuk mundet të shkojmë me një rezolutë të parlamentit shqiptar në parlamentin grek, por shkohet në rrugë diplomatike. Në pikëpamjen diplomatike nuk është rrugë e drejtë. Për çështjen e rezolutës është përgjigjur Athina zyrtare për të cilin nuk mund të kemi mendim tjetër”, deklaroi Bollano.
Gjithashtu, Bollano komentoi edhe çështjen e pensioneve greke. Sipas tij, ato nuk janë ndërprerë deri tani. “Pensionet greke nuk janë hequr. Është përfolur për një ligj në kuadër të reformave që po merr Greqia, i cili vështirëson plotësimin e kritereve për marrjen e pensioneve, por jo vetëm për minoritarët por për të gjithë ata që përfitonin nga kjo asistencë, nëse këto kritere s’i plotësojnë. Mund të them se sot e kësaj dite e minoritarët marrin pensione, deklaratat e tjera janë në botën e fantazitëve”, tha ai.
hajt se te ven ty Saliu minister ne vend te atij. Se ti je shqiptar i kulluar dhe Saliu esht patriot i flakte. Jeni burra te mire shum te tre. Rac legenash, sperm turku jeni t gjith