Këshilltari për sigurinë kombëtare i SHBA John Bolton deklaroi se seria e testime të raketave me gjysmë-veprim nga Koreja e Veriut më herët gjatë këtij muaji, është shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Uashingtoni është i vendosur të denuklearizojë Gadishullit Korean dhe Koreja e Veriut duhet të detyrohet të heqë dorë nga armët bërthamore, nënvizoi Bolton, duke shtuar se Uashingtoni është i gatshëm që të rikthehet në çdo kohë në bisedime me Phenjanin, raporton Dita, duke cituar mediat e huaja.
Ky ishte prononcimi i Bolton sapo arriti në Tokio, teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur vizitën e tij katërditore në këtë shtet.
“Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndalojnë Korenë e Veriut që të testojë çfarëdo rakete balistike. Nuk ka asnjë dyshim që këto rezoluta janë shkelur”, tha Bolton.
Koreja e Veriut ka testuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi më 4 dhe 9 maj, duke i dhënë fund një pauze të testimeve, që kishte nisur drejt fundit të vitit 2017.
Sipas Bolton, Trump, gjatë qëndrimit të tij në Japoni, do të bisedojë me kryeministrin e këtij shteti, Shinzo Abe për t’u “siguruar që integriteti i rezolutave të Këshillit të Sigurimit të respektohen”.
Komentet e këshilltarit Bolton vijnë një ditë pasi media shtetërore e Koresë së Veriut, tha se negociatat bërthamore me Uashingtonin nuk do të rifillojnë derisa SHBA-ja të heqë dorë, nga ato që Phenjani përshkruan si kërkesa unilaterale të çarmatimit.
Uashingtoni ka thënë se bisedimet me Korenë e Veriut janë ndërprerë pasi ky shtet ka kërkuar heqjen e sanksioneve amerikane, në këmbim të heqjes dorë, në formë të pjesshme të kapaciteteve bërthamore.
e.ll./dita

Ky eshte Idioti i pare qe ka jetuar ne SHBA KY ka krejt te drejtat e askush tjeter,Armik i Shqiptarve.