“Bomba” e Barcelonës, do Casillas

redaktor

Iker Casillas mund të transferohet te Barcelona! Kjo është “bomba” që hedh në tregun mediatik El Mundo Deportivo, media pranë ekipit katalanas, që I referohet një programi televiziv I titulluar Tiki – Taka, I transmetuar këtë të mërkurë nga kanali “Energy.”

Gjithçka lindi pas dyshimeve të hedhura mbi temën e diskutimit në një takim mes presidentit të Barcelonës Sandro Rozell me drejtorin sportive Andoni Zubizareta dhe zëvendëspresidentit ekonomik Havier Faus. Sipas të përditshmes katalanase, ky takim është programuar me një objektiv madhor: për të parë mundësitë e blerjes së Iker Kasillasit nga Barcelona.

Një tranferim I tillë mund të duket I pamundur, por nëse I referohesh kalimit të Luis Figos nga ekipi katalanas te ai mernges në vitin 2000 e kupton që në futboll kurrë mos thuaj kurrë.

Iker Kasillas po përjeton momentet më të vështira të karrierës së tij në Madrid, teksa Karlo Anceloti e la në stol në sfidën hapëse të sezonit ndaj Real Betisin. Vendimi I italianit në njëfarë mënyrë i jep të drejtë zhoze Morurinjos, që gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar ia besoi portën Diego Lopezit.

Barcelona po kërkon një portier cilësor për të zëvendësuar Viktor Valdesin, I cili në verë të vitit të ardhshëm I skadon kontrata me klubin katalanas. Kupola drejtuese e kampionëve të Spanjës e konsideron Kasillasin alternativën ideale për vendin që do të lërë bosh Valdes, por më parë duhet ta bindin 31-vjecarin që ta pranojë ofertën.

Por nëse te Reali lënia në stol e Kasillasit është kthyer në cështje, në kombëtaren spanjolle situata është krejt ndryshe. Trajneri I kampionëve në fuqi të Botës dhe Europës, Visente Del Boske, siguroi se ndryshe nga cndodh te klubi merenges, në përfaqësuesen e Spanjës nuk do të ketë ndryshime në portë për sfidën me Finlandën, që do të zhvillohet më 6 shtator.(supersport.al)

Share This Article
1 Comment
  • Ne ate atmosfere per te mos thene INKANDESHENTE ,por LUFTE ,kalimi i KASIJASIT ,tek BARCA ,mua me duket utopi per 2 aresye ;
    1- Kasijasi ka nje histori me REALIN,dhe nuk do te donte qe te armiqesohej me tifozet tre cilet i ka patur aleate ne luften qe rrugaci MURINJO ,inicioi ,dhe jo pa qellim e beri kete MURINJO .
    E beri per te dobesuar kombetaren e SPANJES ne ndeshjet e luksit te KONFEDERATAVE .
    2- Per hir te se vertetes KASIJASI ,ka cfaqur renie ne formen e tij qe une me shume e quaj PSIKOLOGJIKE ,por vendimi i ANCELOTIT ,per ta lene ne stol qe ne ndeshjen e pare me shume me ka cuditur ,per vendimin e Ancelotit qe ne kete rast me ngjan si nje BYTH-LEPIRES i MURINJOS .
    REALI i ANCELOTIT ,ne se shkelqeu ne fazen pergatitore ,perkunder dobesive qe shfaqi JUVENTUSI ,por JUVJA shkelqeu ne ndeshjen zyrtare me LAZION ,kurse REALI i ANCELOTIT ne ndeshjen e pare mezi mori nje fitore ne EKSTREMIS .me REAL BETIS .
    BARCES do ti duhej nje portier i ri ne moshe qe te siguroje ate kohezgjatje qe kishte ANTONI ZUBIZARETA , qofte tek BARCA (1984-1999),por edhe ne kombetaren IBERIKE .
    KASIJASI do te bente mire qe te provonte eksperienca te reja ,ajshte SPANJES .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *