Një ish-zyrtar i klubit të Santosit, Vicente Cascione, ka lëshuar një deklaratë bombë, sipas të cilës, të githë ata që përpiqen të marrin Neimar e kanë të kotë, pasi ai tashmë ka nënshkruar me Bajernin e Munihut. Prej kohësh është spekuluar se Barcelona është në pole position për të marrë asin brazilian, ndërkohë që ditët e fundit është shfaqur fuqishëm edhe Real Madrid, i cili dëshiron të ringrejë skuadrën e galaktikave. Në shtypin spanjoll është shkruar se presidenti i Santosit ka qenë këtë javë në Madrid, ndërkohë onë pas përfundimit të Kupës së Konfederatave, e cila zhvillohet në qershor në Brazil. Megjithatë, Cascione këmbëngul se Neimar do të transfero-het në Gjermani dhe tashmë e ka bërë të sigurt kalimin në “Allianz Arena”. “Unë kam informacione të sigurta. Neimar ka nënshkruar për Bajernin e Munihut. Është punë e kryer”, shkruan Cascione në blogun e tij në internet. “Nuk po bëj spekulime. Ky është informacion i pakundërshtueshëm. Që nga gushti, lojtari do të jetë pjesë e skuadrës së Bajernit. Destinacioni i tij nuk do të jetë Spanja, siç mendonin shumë njerëz. Nuk do të shkojë te Barcelona apo Real Madrid, do të shkojë në Gjermani”. Menjëherë pas daljes së lajmit, Bajerni ka nxituar ta përgënjeshtrojë. Zëdhënësi i klubit bavarez, Markus Horwick, ka deklaruar për T-Online: “Është krejtësisht e pasaktë. Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë në këtë deklaratë”. Neimar ka kontratë me Santosin deri në vitin 2014 dhe klubi brazilian ka përsëritur disa herë se nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij në verën e këtij viti. Sidoqoftë, vetë sulmuesi e ka ndarë mendjen për të ardhur që tani në Evropë, për t’u matur me më të mirët e botës.