Bomba mbi radio “Zëri i Kalifatit”

Saimir Lleshi

I ashtuquajturi Shteti Islamik kishte ngritur një stacion radiofonik në Afganistan për të përhapur propagandën e vet.

Radioja e quajtur “Zëri i Kalifatit”, u bombardua nga forcat amerikane dhe ato afgane, çka ka shkaktuar gjithashtu ndërprerjen e transmetimeve. Attaullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, deklaroi për mediat ndërkombëtare se nga sulmet kishin humbur jetën 29 persona.

Nga sulmet, operatorë teknik të radios dhe tre të tjerë që po punonin për faqen e internetit të radios, gjithashtu janë vrarë gjatë sulmeve.

Koloneli i ushtrisë amerikane, Mike Lawhorn, i cili është zëdhënës i misionit amerikan dhe atij të NATO-s në Afganistan, ka thënë përmes një deklarate se forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore kundër terrorizmit në rajonin Achin, në mbrëmjen e 1 shkurtit.

Grupi IS gjendet i pranishëm përgjatë kufirit në mes të Afganistanit dhe Pakistanit. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *