Bomba te stacioni i Unazës, bateria dështoi shpërthimin

Dita

Bateria e celularit ka shmangur shpërthimin e bombës të vendosur në afërsi të stacionit të autobusit, pranë Urës “Vasil Shanto” në Tiranë ku parkon automjetin e tij babai i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ekspertiza ka arritur në konkluzionin se voltazhi i kapsollës elektrike që do të aktivizonte shpërthimin ishte dy herë më i lartë sesa fuqia furnizuese e baterisë së telefonit celular të përdorur në ngjarje.

Ky ka qenë dhe shkaku që pavarësisht thirrjeve telefonike në numrin e telefonit të montuar në bombë, lënda nuk ka plasur.

Bateria e përdorur për furnizimin me rrymë të kapsollës elektrike, nuk ka pasur fuqinë e mjaftueshme për të bërë aktivizimin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *