Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zv/ministren serbe të Drejtësisë, Vesna Mikiç.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, i cili ka publikuar vendimin. Sipas tij deklaratat e Mikiç janë të papranueshme.
“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq“, shkruan Haradinaj.
Kujtojmë që Mikiç në 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve mbi bazat serbe, e quajti gjenocid mbi Serbinë këtë akt të NATO-s.
“Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, shkroi ajo.
o.j/dita

Ujku vetem qimen ndron, por jo zakonin
prag pranvere ,
gjaku ngrihet fuqishem drejt Zemres ,
e ju o P. t’bukura te ksaj Bote ,
ndizni Atmosferen …
Thujani Jo – Luftes
Jo- konflikteve ne Ballkan dhe
me ato buz te bukura ,thuajini Po sexit
gjes mot’bukur ne kte jete .
eh…!
Bravo zoti kryeminister ,jeni me kembe ne toke .
respekte z Hajredinaj.
Kosova me ca plehra neper kembe u quajtka shtet shumeetnik. Jane minoritare dhe le te mesohen me kete status. Jo na u dhenkan privilegjet si ti duan. Ku ishte gjer tani kjo fare zuzare!?
Jashte zakonishte mire ke ber, vecse cilido serbe qe ta vesh ne detyre te njejtin qendrim do te mbajne.
Ata jane te lindur antishqiptare se e dijen mire qe jane dhe jetojn ne vende te huaj.!