“Bombat” e Zaevit, Komisioni i Venecias rrëzon ligjin për censurën

Herion Mesi

MAQEDONI- Komisioni i Venecias rekomandoi dje ndryshime në ligjin për privatësinë. Zgjidhja e re ligjore do të duhet të kufizojë zbulimin vetëm të materialit të natyrës intime, të jetës private dhe familjare. Çdo gjë tjetër, sipas Komisionit, është në interes publik dhe publiku ka të drejtë të jetë i informuar.

Përveç se për ligjin e njohur si “Ligji për ndalimin e bombave”, Komisioni i Venecias rekomandon ndryshime edhe në ligjin e informatorëve i cili duhet të jetë mbrojtës i atyre që duan të raportojnë krim dhe korrupsionin në organizatat në të cilat ata punojnë.

Vërejtjet atje janë më të vogla dhe në thelb kërkohet më shumë liri për informatorët që duan t’i publikojnë rastet e tyre në publik, kur mekanizmat ligjore janë të “bllokuara”. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *