Bombat molotov në protestë/ Kimistët: Të afta të vrasin njerëz

Bora Basholli

Në tubimin e 11 majit, protestuesit hodhën bomba molotov ndaj dy institucioneve, Kryeministrisë dhe Kuvendit.

Ylli Bërdufi është me profesion kimist ushtarak. Ai tregon se bombat molotov janë përdorur gjatë luftës civile në Spanjë në vitet 1930, fillimisht për qëllime luftarake kundër mjeteve të blinduara dhe objekteve të fortifikuara.

Në shishe qelqi të mbushur me benzinë, me një ndezës të jashtëm. Mund të jetë një ndezës i përgatitur industrialisht, apo qoftë edhe një copë leckë e lidhur pas saj dhe e lyer me benzinë, që e mban flakën të ndezur deri në momentin që shishja shkon e përplaset në objekt.

Temperatura e djegies në të dyja është rreth 1.000 gradë, shumë e lartë. Qoftë kur është e holluar, benzinë normale, qoftë kur është e mpiksur me kimikate të ndryshme, ose me lëndë të tjera që i shtohen”, thotë Ylli Bërdufi për TCH.

Bombat artizanale u pagëzuan me emrin “molotov” në mënyrë sarkastike nga forcat luftarake finlandeze, gjatë luftës ruso-finlandeze ose siç njihet ndryshe “lufta e dimrit” në vitin 1939. Finlandezët godisnin me këto bomba forcat ushtarake të ministrit të Jashtëm sovjetik, Vjačeslav Molotov.

Mermeri nuk digjet, nëse mund të jetë djegur është djegur lënda drusore. Po të ketë pemë i than dhe i djeg. Por, rreziku më i madh është kur bie mbi trupin e njeriut, sepse e ka temperaturën shumë të lartë dhe djegia është e menjëhershme sidomos kur është benzinë e pampiksur.

Kjo nuk i jep kohë të prekurit që të bëjë shuarjen e saj. Ai që do t’i japë ndihmën dikujt të prekur, duhet të jetë shumë e shpejtë. Shuarja e lëndës djegëse që përdoret për bombat molotov bëhet thjesht duke e izoluar me një rrobe, batanije apo xhaketë të dikujt tjetër. Mjafton që lënda djegëse të mos marrë ajër”, tha më tej Ylli Berdufi.

Përveç luftës civile spanjolle e asaj ruso-finlandeze, molotovi është përdorur masivisht nga ushtria sovjetike në Luftën e Dytë Botërore, ndaj tankeve dhe autoblindave gjermane. Sot përdoret nga guerilasit për të shkaktuar dëme në mjete e njerëz në forcat e policisë.

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • Po ndonje fjale per gazin e hedhur nga policia qe helmoi dynjane ka per te thene ndonje fjale ky kimisti ?????????

  • Policia u tregua shume tolerante. Na amerike ia kishin rregulluar qejfin huliganeve dhe sherbyesve te serbeve dhe grekeve.

  • Ik Rame se s`je per kete pune.
    Sali te vrau 4 spektatore me duar ne xhepa,por ti nuk vure drejtesine ne vend.Tani prit bombat Molotov,Neser predhat antiotank.

  • Ik Rame se s`je per kete pune.
    Sali te vrau 4 spektatore me duar ne xhepa,por ti nuk vure drejtesine ne vend.Tani prit bombat Molotov,Neser predhat antitank.,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *