Bombat në Tiranë, policia hetim ish-specialëve

Bledar Lumani

Një nga pistat hetimore për shpërthimet me eksploziv lidhet me dyshimet se bombat mund të jenë vënë nga ish-forca speciale të strukturave të sigurisë.

Kjo, nisur dhe nga profilizimi që i është bërë të dyshuarit për atentatet.

Grupi hetimor, sipas gazetës Mapo, ka hapur  dosjet e ish-specialëve me problem.

Por, edhe një javë pas ngjarjes nuk ka asnjë person të dyshuar.

Kryesisht, fokusi i hetuesve është përqendruar tek ish-efektivët e forcave speciale, tashmë të larguar nga radhët e ushtrisë.

Këto veprime hetimore janë argumentuar me faktin se personi i filmuar në vendosjen e bombës në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, kishte të dhënat e një ish-speciali.

Share This Article
2 Comments
  • Hetoni vellezerit Kuçi te firmes Victoria Invest qe pastron Tiranen.
    Kane disa vrasje ne kurriz dhe disa prej tyre me C4.

  • ME FALNI NE SHUME KOMENTE e kam theksuar se pa evolimin e partive nuk mun te ndertosh shoqeri bashkohore nuk e dua kur ti kthehemi te kaluares per sa i perkete profesionit dhe punesimit profesjonale po ka ca vende pune qe duhet te kete vertet shenja te edukimit familjare ne sherbim te mbrojtjes se kombit tone se disa fise qe dhe mbiemrat i kan marre nga vendet e tjerase kane sherbyeratyre keta jane shqiptare te cilet duhet tu jepet e drejta e jetess me nivel te mir ne shqiperi por sduhet dhene besa per sigurin e kombit dhe shtetit shqipetare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *