Bombë makinës së Konsullatës shqiptare në Selanik

Leda Hysa

Një makinë e cila mendohet se i përkiste Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Greqi, është djegur gjatë natës së mbrëmshme.

Mësohet se automjeti ka shpërthyer me bombë artizanale, gjatë kohës kur ishte parkuar para Konsullatës, në rrugën Psara në Touba në Selanik.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në orën 02:30, ndërsa nga zjarri është shkatërruar automjeti.

Për të shuar zjarrin u angazhuan 2 zjarrfikëse. Ndërkohë po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *