Një bombol gazi e telekomanduar me celular krijoi jo pak panik në Elbasan.
“Lënda” ishte vendosur në tregun e perimeve në qytet, ndërsa policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, duke arrestuar pak më vonë edhe autorin.
Shtetasi Rexhep Bici përfundoi në pranga dhe i deklaroi policisë se synimi ishte të krijonte panik.
Duket se ia arriti qëllimit, por u arrestua. Forcat e Xhenios që shkuan për të çaktivizuar “mjetin shpërthyer”, e sekuestruan mjetin e modifikuar, duke e marrë në cilësinë e provës materiale.
