Silvio Berlusconi, Francesca Pascale Historia ende nuk ka marrë fund, siguron Michelle Bonev, aktorja dhe sipërmarrësja italiano-bullgare e cila lëshoi stuhinë e fuqishme që tronditi jetën e Francesca Pascale dhe Berlusconit.
Pas deklaratës mbi orientimin seksual të Pascale (lesbike sipas aktores), ka bërë një rrëfim në blogun e saj, që shkoi drejt e në shtyp: “Ata duan të besohet se historia për të cilën ka folur e gjithë bota këto vite ka përfunduar, por e vërteta nuk është fare kështu. U dashka të mendohet se Francesca Pascale ka qenë “pastruese” në rezidencën e ish Kavalierit, por e vërteta është se ajo është vetëm një nga të shumtat që frekuentonte Silvio Berlusconi dhe gjatë asaj kohe, marrëdhënia e tyre ka qenë e bazuar tek shantazhi dhe gënjeshtrat.
” Pra e gjithë çfarë është paraqitur muajt e fundit në revistë është një farsë: “Problemi nuk është orjenimi seksual i Francesca Pascale, as shthurja morale e Silvio Berlusconit, por fakti që ata të dy po tallen me miliona njerëz, në mënyrë sistematike, duke luajtur një lojë familjare e cila as që ekziston”, është shprehur Bonev.
