Leonardo Bonucci ka zhgënjyer përsëri, këtë herë e ka bërë me fanellën e Italisë kundër Maqedonisë. Mbrojtësi i Milan nuk ka shkëlqyer dhe gabimet e njëpasnjëshme kanë qenë një nga arsyet e barazimit përfundimtar.
Kritikat ndaj tij nuk rreshtin dhe i fundit që e ka sulmuar ka qenë ish-drejtuesi i Juventus, Luciano Moggi.
“Bonucci luante tek një Juventus që ishte e kolauduar, me lojtarë që luanin bashkë prej shumë kohësh dhe kishte një trajner që dinte ta motivonte ekipin. Edhe pse Allegri nuk ka asgjë më pak se Conte.
Kur Bonuçi ka bërë disa gjëra që nuk duhej t’i bënte, është çuar në tribunë. Kështu duhet të sillesh me këta lojtarë”, ka thënë Moggi.
“Ai është në vështirësi: është larguar nga një skuadër që luante me skemën 3-5-2 dhe është transferuar te një ekip që luan me modulin 4-4-2. Milan nuk i ka idetë e qarta dhe nuk luan si ekip.
Kundër Maqedonisë ka bërë gabime amatoreske, është diçka psikologjike. Kur nuk je në gjendjen e duhur psikologjike mund të gabosh gjithçka.
Besoj se është viktimë e vetes, ka folur shumë para se të shkonte te Milan. Është bërë kapiten atje, por rendimenti i tij nuk është i denjë për të qenë kapiten i Milan-it dhe as i kombëtares”.
