Nga Spanja vijojnë të qarkullojnë zërat se Leonardo Bonucci mund të transferohet te Real Madrid verën e ardhshme.
Sipas të përditshmes “OK Diario”, skuadra e presidentit Florentino Perez është shumë pranë marrëveshjes me mbrojtësin e Milanit, tranferim që mund të ishte realizuar edhe verën e kaluar.
Lojtari i është ofruar “los blancos” pas largimit të Pepe, por në fund Reali vendosi të besojë te Varane.
Por tashmë situata ka ndryshuar dhe duke parë problem e shpeshta muskulore që ka francezi, skuadra “merengues” ka vendosur t’i besojë përvojës së Bonuccit.
Ky transferim shihet me optimizëm dhe ka marrë miratimin edhe të lojtarëve kryesorë të Real Madrid, që e konsiderojnë ardhjen e mbrojtësit italian si një përforcim me vlera, duke parë përvojën e tij.
Bonucci ka një marrëdhënie shumë të mirë me mbrojtësin Sergio Ramos, ndërkohë që edhe Cristiano Ronaldo e konsideron italianin si një nga mbrojtësit më të fortë në botë.
Problemi i vetëm mbetet Milani, që nuk preferon të shesë lojtarin, por në rast se kuqezinjtë nuk kualifikohen në Champions League sezonin tjetër, atëherë situata mund të ndryshojë në favor të Bonuccit.
