Bonucci, më i paguari në Serie A. Tifozët e sulmojnë: Mercenar

DITA Online

Leonardo Bonucci është një lojtar i Milan-it.

Mungon vetëm zyrtarizimi, që do të vijë nesër pas zhvillimit të vizitave mjekësore.

Mbrojtësi, i cili ka zgjedhur numrin 19, do të paguhet 7,5 milionë euro në vit plus 2,5 si bonus.

Shifra këto që do ta bëjnë atë më të paguarin në kampionatin italian. Largimi i tij ka qenë një goditje e vërtetë për tifozët bardhezi, të cilët nuk i kanë kursyer sulmet kundër ish-idhullit të tyre në rrjetet sociale.

“Mercenar”, “Palaço mosmirënjohës”, “Largohu humbës”, “Fanella jote do të digjet”, kanë qenë disa nga komentet më të ashpra. Por mes tifozëve ka edhe nga ata që e kanë pasur të vështirë të përmbajnë lotët: “Nuk kisha menduar kurrë se do të shihja me ngjyra të tjera”.

Kalimi i bujshëm i Bonucci-t te Milan ka befasuar popullin juventin, të cilët nuk kanë sulmuar vetëm lojtarin, por edhe klubin.

“BBC nuk ekziston më dhe si të gjithë përrallat, edhe kjo ka ardhur në fund”, ka shkruar një nga më shumë se 40 mijë personat që kanë komentuar postimin e fundit në Instagram të Leos.

Por janë të shumtë edhe ata që nuk e kanë kuptuar këtë lëvizje nga ana e Juvenus-it. “Nuk e besoj. Kemi humbur shumë”, “Është e tmerrshme në çdo këndvështrim”, “Më vjen ndot, Marotta duhet të largohet”, kanë shkruar disa mbështetës bardhezi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *