Barcelona pritet të hedhë në gjyq Neymar për 8 milionë euro pasi nuk ka respektuar kontratën e tij teksa është larguar për 222 mln euro te Paris Saint-Germain.
Shuma ka lidhje me ‘bonusin e besnikërisë’ së brazilianit i cili vetëm së fundmi kishte rinovuar deri në 2021. Neymar firmosi marrëveshjen e fundit me Barçën në tetor të vitit 2016, kur nënshkroi një rinovim pesëvjeçar. Brenda marrëveshjes së tetorit, me sa duket ylli i Selecaos është paguar një ‘bonus besnikërie’.
Pasi u largua nga gjigantët e La Liga-s për PSG, Barça tani pretendon se Neymar i ka borxh paratë e paguara pasi ai ka prishur kontratën.
