“BOQELLE”… Sa më pak të ditur të jenë aq më e thjeshtë është t’i nëpërkëmbësh, t’i bësh të besojnë gënjeshtra tallëse dhe ta bësh pushtetin stafetën e një grushti të parinovueshëm individësh

time

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Sa për të bërë ekonomi me kohën, aq edhe për të evituar shitoret fizike në periudhë pandemie, blerjet online janë kthyer në zgjedhjen e parë të shumë prej nesh. Pikërisht në një rast të tillë, sipërmarrësi virtual ofronte artikullin që po kërkoja në një sërë ngjyrash, mes të cilave pikaste “BOQELLE”.

Përveçse i mjaftueshëm për të ftohur një klient potencial, përshkrimi i artikullit që nga fotoja e shfaqur ishte “bojë qielli”, në fakt, hidhte dritë mbi një mori problemesh të mëdha të shoqërisë sonë, përfshirë dyshimin nëse një individ që reklamon kështu do të ishte në gjendje të prodhonte një faturë të saktë tatimore në lekë.

“BOQELLE” është vërtet një përçudnim gazmor, por aspak i veçuar. Fatkeqësisht, masakrimi i gjuhës shqipe, që gati-gati është kthyer në “trend”, shpreh qartë nivelin mesatar të edukimit në vend. Pa dashur të hedh baltë mbi ata nxënës e studentë të përkushtuar, apo ata prindër të stëmunduar në pragje shkollash, qendra kursesh e më pas, shumë shpesh e në varësi të mundësive, dyer ambasadash, një shumicë e konsiderueshme në vend e shkruan gjuhën amtare me nuanca “boqelle”, e kjo jo për fajin e tyre, por të një sistemi arsimor të shkatërruar dhe të arnuar mballomë mbi mabllomë, për rreth tre dekada.

“BOQELLE” të bën të mendosh se shkolla të reja mund të hapen me dhjetra; të tjera mund të rindërtohen; jo vetëm rihapjen e filialit të universitetit në Dibër, politikanët vizionarë mund të premtojnë që ta bëjnë vendin një kampus gjigand me shtrirje nga Vermoshi në Konispol; por, nëse niveli i arsimit vazhdon të ketë mungesa serioze, për çfarë shërbejnë gjithë këto ndërtesa, përveçse për të “shitur ëndrra me të lirë”?

Nëse dikush që ka mbaruar minimalisht arsimin e detyruar 9-vjeçar e përdor shqipen me këtë ngjyrim, sa prej nesh mund t’ia kursejnë përgjegjësinë mësuesve të diplomuar nga këto universitete, kudo qofshin? (Me metodë krahasimi, nëse me gjuhën prodhohen të tilla fenomene, a do i dërgonit këta (ish)nxënës në një laborator kimie për të bërë qoftë edhe një eksperiment?)

“BOQELLE” është mbi të gjitha mishërimi i politikave të mbrapshta të mospërfilljes dhe mpakjes së një populli, për të cilin kujtohen t’i premtojnë punë (bukë), ujë e drita për fushatë. Është ajo lënia pas dore deri në injorancë, që të bën të mendosh të papranueshmen: se sa më pak të ditur të jenë aq më e thjeshtë është t’i nëpërkëmbësh, t’i bësh të besojnë gënjeshtra tallëse, dhe të bësh pushtetin stafetën e një grushti të parinovueshëm individësh.

“BOQELLE” në koncept është edhe e shumëdiskutuara reformë zgjedhore apo produkti i saj më i fundit : fletët e votimit. Si po të kishin qenë me emra, e ashtu si janë, me numrat e kandidatëve, ata i ngjajnë një mesazhi të koduar që synon të mbajë renditjen e paracaktuar nga liderat e partive, pra deputetët që do na përfaqësojnë në kuvend, përtej asaj që votuesit më pak të kujdesshëm mund të dëshirojnë.

Me siguri s’mund ta di, se mua asnjë “patronazhist” s’më ka kontaktuar, por mendoj se kandidatët të renditur të dymbëdhjetët nga Partia Socialiste dhe ata të renditur të nëntët nga Partia Demokratike në qarqet e mëdha do katapultohen në parlament. Thjesht çështje “boqelle”!

 

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
15 Comments
  • Ee se mos vetem universitet ne Diber.
    Ne do kthejme te gjithe emigrantet ne Shqiperi.
    Do heqim traun e rruges se Kombit dhe do ndertojme autostraden Kukes, Peshkopi, Pogradec, Korce.
    Do heqim taksat per biznesin e vogel, dhe ulim ne 9% ato per biznesin e madh.
    Do heqim doganen per prodhimet bujqesore dhe do tju japin 150 milion euro fermereve.
    Do ulim detyrimet e sigurimeve shoqerore dhe do rrisim pensionet cdo vit me 9%.
    Do rrisim pagat mbi 400 euro, sidomos pagat e mjekevd, mesuesve dhe policeve.
    Ku fo ti gjejme leket?
    Ne vetem te mendojme per te qeverisur.
    Bota na ndihmon moj boqelle…

    • Ka ndodhur disa vite më parë në Tiranë.
      Mësuesja: Fëmija juaj nuk i njeh fare ngjyrat.
      Për ta ndihmuar sado pak e pyeta- Çfarë ngjyre ka “Dërrasa e Zezë”?
      Përgjigja e nxënësit ishte: Ngjyr jevgu zysh!!!

  • Kjo nuk e perjashton mundesine qe nje dyfjalësh si “bojë qielli” të evoluoje nga ana gjuhesore ne forme te perbërë apo “boqelle” si nje forme tjeter e shkurtuar ashtu si shume fjale ne gjuhe te tjera (motel=motor +hotel, smog=smoke+fog) apo te transformohet si fjalë të shqipes te cilat sot nuk ngjajne aspak me format e tyre te para disa shekujve. Duke nisuar nga fjala “gjuha” e cila tek Meshari shkruhet “gluha”. Gjuha nuk eshte statike.

    • Asnjë mundësi evoluimi nuk mund të përjashtohet: qoftë në rrafshin e mbarë gjuhës, qoftë në nivelin e dialekteve apo të folmeve krahinore. Ngërçi qëndron nëse ndryshimi morfologjik ose semantik vjen si rrjedhojë e ligjeve fonetike përkatëse e rrjedhimisht i përdorur nga të gjithë bartësit e gjuhës, apo është sporadik e kësisoj i papërfillshëm, si në rastin e “boqelle”-s.
      Të më falni, por shembujt e shartim/kryqëzimeve që sillni nga anglishtja, nuk mund të zbatohen e as të lindin natyrshëm në gjuhën shqipe.
      Nuk ju ndih shumë as shembulli “gluhë-gjuhë” i cili dëshmon një zhvillim të brendshëm fonetik të disa shekujve e nuk justifikon aspak – sikundër thoni – mbiemrin e përbindshëm “boqelle”, të shpikur nga padija dhe arroganca e padijes së një qytetari shqiptar të pashkolluar të shekullit XXI.
      Bojë qielli.
      I/E kaltër.

  • Evoluonte fonetika ne kohe te lashtesise. Kur s’kish arsimim e ndricim.
    Po s’ka gje te keqe do thoshin ripjellsat, kthehemi ne lashtesi se ishim me mire turme kafshesh pylli ku na neperkembte historikisht i huaji pushtuesi.
    Ndodh ne gjithe boten, do relativizoje si zakonisht Kryebajga i pacipe

  • O zot c’jane keta .qofte largu*.. si kjo mbetie-*BO-QE-LLE* alla *LUKACAJ..-FILIZOFE///qe njollos gjuhen tonw…!? Fakeminderit komentuesit *Filoeuropiani*per perkthimin..
    Dhimbia e madhe popull!

  • Pushtuesi turk-osman bani kete me shqiptart per 500 vjet:

    “Sa më injorant të jenë, aq më e thjeshtë është t’i nëpërkëmbësh, t’i bësh të besojnë gënjeshtra tallëse dhe ti mbajsh nen pushtet.

  • Shkrim i goditur. Ne fillim nuk e kuptova cdo te thoshte Boqelle, po e mora vesh qe ishte Boloqe. Sic jane boloqe gjithe entuziastet e Rilindjes dhe te politikave antishqiptare. Injoranca eshte fakteqesia qe populli po e pranon me nenshtrim.
    Nuk ishim injorante. Na nxorri Enver Hoxha ne drite.
    Po u kthyem ne injorante dhe idiote sepse po leme idiotet dhe te pacipet, kafshet dhe kanibalet, te na edukojne dhe te na drejtojne “timonin” drejt humneres.
    Kush ishte Ramuti? Nje piktor i patalentuar. Nje basketbollist i parealizuar?
    Kush ishte Ahmetaj? Nje kafshe rruge qe mblidhte femra per turistet qe u perkthente.
    Mirepo keta kane shtetin ne dore.
    Marrin Veliun qe ka ndejtur ne maje gomarit me fiq, dhe bejne shkolla. Jo per tu mesuar femijeve Diturine, por per koncesione e tendera.
    Kjo eshte llogjika e shqiptarit. U mesua te kete respekt per maskarain dhe hajdutin. Si te mos mendoje mbrapsht?
    E per te mesuar do u japjn te mesojne greqishten, serbishten e turqishten. Ate do e thajne, do e flasin me krenari, ndersa shqipen do e bastardojne me keq.
    A i ke pare gazetaret moj Edona?
    Trendi mos te duket fjale aksidentale ne kete shkrim?
    Jo.
    E perdorni te gjithe dhunimin e gjuhes.
    Shorteu, thote shkrimi
    Festeku
    Investigimi, thote Gazeta.
    Llaksorja, shpik Ramuti. Fjale pa kuptim. Fjali te gjymtuara dhe te kthyera mbrapsht, te arnuara me keq se corapet e grisura. Apostrofet pa kuptim.
    Uuu, sa ka injoranca moj zonjushe.
    Del me e fuqishme dhe kokeforte se Dija.
    Sepse nuk ndeshkohet, por shperblehet. Ashtu sic shperblehet maskaralleku, tradhetia dhe hajdutlleku.
    Eshte plage shteterore, tregues i shkaterrimit te shtetit, i rrenimit te cdo qelize te shoqerise. Eshte paqyrim i pagabueshem i asaj qe jemi kthyer. Jemi kthyer ne qenie qe po asgjesojme vetvetem.
    Ose qe po veteasgjesohemi.
    Dhe jo vetem..
    Sic do thoshte rendomte cdo gazetar=me cdo idiot i zakonshem ne Shqiperi

  • “Sa me pak te ditur te jene aq me e thjeshte eshte ti neperkembesh…” dreqi te marrte o Edona, fjale per fjale krejt te Endri Fuges!

  • Problemi n’albanistan nuk eshte me te paditurit qe sado kudo po qendrojne shqiptare! Problemin e kemi me ato te diturit e te ngritur qe jane sicili ma horr se tjetri sicili ma i shitur se tjetri : prej profesorit qe shet diploma tek ministrate qe shesin Shqiperine! Problemin e kemi me keto te ditur qe diturin e shryetezojne per te keqen e kombit !

    • Do të kisha qenë në një mendje me ju, por Flalori është ende pak “kokëfortë” dhe i papërditësuar: ai i pranon fjalëformimet “ngjyrë+send”, psh “bojëgjak” e “bojëkafe”, por jo “bojëqielli”.
      Thjesht më bëtë kureshtar: keni ndonjë referencë për të mbështetur pohimin tuaj?

  • Edhe vetë “bojëqielli” eshte gjysma turqisht gjysma latinisht kur shqiptarët e bënë “qiellore” me siguri romakët e osmanët do të jenë habitur siç habitemi ne sot me “boqelle”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *