Mos u gënjeni shumë nga dielli. Ashtu si kishte parashikuar mëngjesi sot ka zbardhur i ftohte e me temperatura te ulëta, kurse disa zona, si ne Korçe, janë mbuluar nga bora.
Reshjet e borës në Korçë kanë vijuar gjatë gjithë natës, dhe në akset rrugore Korçë-Pogradec dhe Korçë-Kapshticë, trashësia arrin në 5 cm.
Ndërsa në disa zona si Dardha, trashësia arrin në 30 cm. Aktualisht nuk flitet për vështirësi në qarkullimin rrugor
Meteoalb, parashikoi qe mbrëmja dhe orët e natës do te shtonin reshjet në gjithë territorin si edhe reshje dëbore priten në zonat malore.
‘Në të njëjtat kushte atmosferike vendi mbetet deri mëngjesin e së hënës kur do ketë përmirësim gradual të motit duke sjellë në territor gjatë pjesës së dytë të së hënës dhe ditët në vijim, mot kryesisht të kthjellët”- parashikon Meteoalb.
Temperaturat
Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë mëngjesin e djeshëm por një rënie me 2 – 3°C kanë pësuar vlerat termike të mesditës. Kjo rënie që vijon mëngjesin dhe mesditën e së hënës kur ekstremumet termike pritet të luhaten nga -3°C në 15°C.
