Bora krijon vështirësi në veri, pa drita Puka dhe Kukësi

anazapta

Zona verilindore e vendit po përballet me të ftohtin dhe reshjet e borës prej disa ditësh. Vështirësi në qarkullim hasen sidomos në akset rrugore që lidhin fshatrat me qendrat e rretheve Tropojë, Kukës e Pukë.

Por, përveç temperaturave të ulëta, reshjeve të borës dhe problemeve në qarkullim, banorët e Kukësit dhe Pukës po përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike.

Mungesa e energjisë elektrike, përveç pamundësisë për ngrohje, ka shkaktuar edhe mosfurnizimin me ujë të dhjetëra familjeve në këto dy qytete.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *