Bora në Elbasan-Korçë dhe Pukë-Kukës, ARRSH thirrje për kujdes

Leda Hysa

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar sot në mbrëmje se gjatë orëve të fundit është rritur intensiteti i reshjeve të dëborës përgjatë aksit Elbasan-Korçë. ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes kanë përqendruar mjetet borëpastruese e hedhëse të kripës bashkë me fadromat duke mbajtur nën kontroll situatën.

Kalimi i mjeteve vazhdon normalisht ndërsa është shumë e rëndësishme që drejtuesit të tregohen të kujdesshëm duke reduktuar shpejtësinë, marrë masa për pajisjen me zinxhirë dhe të rrisin përqendrimin gjatë drejtimit të mjetit.

Një tjetër segment në të cilin ka pasur gjatë ditës reshje intensive është ai Pukë-Kukës ku po vazhdon ndërhyrja e mjeteve të kompanive nënkontraktore.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *