Bora, probleme në disa komuna të vendit

anazapta

Reshjet e borës dhe shit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin në disa akse rrugore. Zonat malore po përballen me reshjet e borës, e cila në disa zona ka bllokuar fshatrat. Kështu, mësohet se dëbora ka bllokuar komunat Ostren, Lurë, Trebishtë dhe Kalaja e Dodës, në Dibër, si dhe disa fshatra në komunën Zelçan.

Probleme paraqiten edhe në akse të tjera, si Tiranë-Përrenjas, ku në disa segmente, shtresa e borës e ka bërë vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Gjithashtu, probleme ka edhe në qafën e Llogarasë.

Vështirësi në komunikimin me qendrat paraqiten edhe në Tropojë, Pukë e Kukës, ku fshatrat e zonave të thella malore po përballen me një trashësi dëbore deri në 30 cm.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *