Bora shkakton aksident në Bulqizë, lëndohen 3 persona

Leda Hysa

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugorë Bulqizë- Peshkopi.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit është përcaktuar të kenë qenë reshjet e dëborës.

Policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që në aksin Bulqizë- Peshkopi të përdorin zinxhirët gjatë qarkullimit me makinat e tyre, ndërkohë bëhet e ditur se mjetet borëpastruese janë duke punuar  për mbajtjen e rrugës të kalueshme.

Trashësia e borës në këtë aks rrugor ka arritur në 15 centimetra.

Share This Article
2 Comments
  • Ju lutem te gjithe shofereve ,qe skane eksperience debore ,pervec distancave qe te mbajne, me njera tjetren, te mos frenojne kurre me frena , se eshte e rrezikshme ,por te manovrojne me marshe ( Te ulin shpejtesine me marshe) . Te ulin ne minimum shpejtesine gjithmone , kur ka kthesa para tyre .Te keni kujdes, kur shikoni rrugen e pastruar ,dhe kjo ju genjen dhe eshte vdekje prurese ,per arsye se ne ato metra makina e debores ka pastruar ,por nuk ka hedhur kripe ,prandaj???? .Ne raste te tilla kurre mos udhetoni me goma vere …Me mot me ngrica, debore, me te rezikuar jane mjetet ,ku punojne me rrota aktive mbrapa..

  • Shkak i aksidentit, mund tè jetè gjithçka por jo dèbora dhe trashèsia e saj prej 15 cm, o “gazetarè” qè nuk ua ha qeni shkopin.
    Mospastrimi i rrugès nga dèbora, mospaisja e mjeteve me asete dimèrore apo njè shpejtèsi qè nuk i pèrshtatej rrethanave mjedisore,,,,,, vetèm dèbora jo.
    Shqipja èshtè e bukur dhe e pasur. Lum ata qè dinè ta pèrdorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *