Nxënësit e fshatit Borakë të Bashkisë Shijak nuk e kanë nisur ende procesin mësimor në këtë vit të ri shkollor.
Shkolla “Adem Sabli”e fshatit të tyre është mbyllur për shkak të rrënimit dhe, prej një viti, nxënësve u është caktuar ta zhvillojnë procesin mësimor në një shkollë të Maminasit, në turnet e pasdites.
Indiferenca e pushtetit vendor dhe autoriteteve arsimore i ka ngritur antarët e komunitetit në protestë para Bashkisë Shijak, pasi është e papërballueshme prej tyre të dërgojnë çdo ditë fëmijët në një shkollë që ndodhet rreth 7 km larg vendbanimit të tyre, teksa dimri po afron.
M.H/ Dita
