Borati i ri

anazapta

Visar Arifaj tashmë është shndërruar në protagonist multinacional. Gjatë gjithë fushatës zgjedhore, drejtuesi i Partisë së Fortë në Kosovë e ka gjetur veten në të gjitha mediat print dhe online, por tashmë është edhe në gazetat europiane. Gazeta holandeze “Metro” ka bërë një shkrim për Arifajn, të cilin e etiketon ndryshe si Borati i ri. Fotoja e Visar Arifajt është shpërndarë sot në të gjithë trenat e Holandës, përmes gazetës.

Borat është një personazhi fiktiv i filmit amerikan me të njëjtin titull. Aktori Sasha Baron Kohen luan rolin e një gazetari nga Kazakistani, i cili në udhëtimin e tij nëpër Amerikë, interviston njerëzit  me provokuese dhe të dykuptimta, që kanë të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *