Debatet për Bordin e Karburanteve dhe mënyrën se si përcaktohet çmimi i shitjes për konsumatorët shkaktuan ndërprerjen e mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti demokrat Edmond Spaho replikoi me zëvendësministrin e Energjisë, Ilir Bejtja, se pse çmimet janë më të larta sot se kur nafta në bursa ishte edhe më shtrenjtë.
Në ndryshimet e 1 Prillit me Akt Normativ, qeveria ndryshoi mënyrën se si llogaritet çmimi i naftës, nga 1% dhe 5% në 3 lekë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 lekë për litër për shitjen me pakicë. Deputeti Erion Braçe kërkoi shpjegimet për këtë ndryshim, ndërsa anëtarja demokrate Jorida Tabaku, e konsideron Bordin si një cenim të rëndë të konkurrencës në treg.
Ndryshimet lënë të hapur edhe vlerën e primit që i shtohet çmimit me të cilin tregtohen karburantet në bursë, duke rezultuar me një çmim final më të lartë nga formula e mëparshme. Demokratët kërkuan sërish pezullimin e përkohshëm të disa taksave tek karburantet, për të ulur çmimin.
o.j/dita

Ata jane nje…oligarket e naftes dhe disa qeveritare sebashku me shefin e tyre qe u jep urdhera ne prapaskene. Ndaj po i mbajne dhe do ti mbajne te larta cmimet e karburanteve, se pari per interesat e tyre personale. Ata jane bashke, per shkak te interesave dhe gjejne shume menyra per te mbajtur cmimet e larta. Ata jane bashke dhe neperkembin interesat dhe hallet e nje populli te tere. Ata jane bashke, se bashke kane korruptuar dhe asgjesuar sindikatat, thelluar edhe me shume percarjet e opozites pa vlere…Ata jane bashke se nuk u intereson asgje ne kete vend, pervec pasurimit marramendesh te tyre, familjareve dhe klanit te ngushte qe veritet satelit ndaj tyre.
Ata jane bashke ne cdo hap, abuzime, korrupsion, nxjerrje ligjesh, propogande populiste, tallje dhe neperkembje te popullit.
Ata jane bashke , politikane e qeveritare dhe ish politikane e ish qeveritare me oligarket e karburanteve, por jo vetem…Ata jane bashke edhe kur shesin lire naften e nentokes sone dhe blejne shtrenjte nenproduktet e saj jashte vendit.
Ata ishin bashke edhe kur ndodhi Gerdeci. ATA JANE GJITHNJE BASHKE AS MOS DYSHONI…
Ku ka « konkurencë » në treg moj Tabak « kauke »! Në Shqipëri asgjë nuk është konkurente, sepse keni privatizuar monopolet duke ndërtuar një kapitalizëm të deformuar dhe klientalist. Faji për këtë është kryesisht i PD-istave, por edhe i PS-së që nuk ndërhyn për të rregulluar situatën.