Bordi Mbikëqyrës i INSIG ka vendosur të udhëzojë kompaninë publike të sigurimeve që ta rikthejë çmimin e siguracionit të detyreshëm për automjetet në nivelet e mëparshme, rreth 16 mijë lekë.
Lajmi eshte bere i ditur nga televizioni Top Channel duke mesuar se kjo tarifë do të jetë provizore dhe pritet të ndryshojë sërish.
Por ndryshimi nuk do të jetë si ai i një ditë më parë, kur çmimi u rrit në bllok nga të gjitha kompanitë. Bordi ka udhëzuar INSIG që të bëjë një analizë të hollësishme për nivelin e ri të çmimit, që do të prezantohet gjatë javëve në vijim dhe do jetë i qëndrueshëm.
Burimet i thanë Top Channel se tarifat e reja mund të jenë më të larta se sa çmimi provizor, por sipas tyre ata do të jenë më të ulëta se sa niveli prej 21 mijë lekë që qëndroi në fuqi pak më shumë se 24 orë. Një ditë më parë, bordi vendosi të shkarkojë drejtorin e INSIG pasi vendosi të rrisë çmimin, sipas Ministrisë së Financave pa u konsultuar dhe në mënyrë të papërgjegjshme.

te gjith shoferet ti mbyllin makinat per nje kohe tre -gjashte muaj EJ ohajdut te siguacioneve te makinave amunde te nathoni se ne qe kemi tepakten 11vjet qe nuk jemi perplasur per 11vjet makinat dote beni ulje apo TJU hedhim ne gjygj .
SHOKE RILINDAS, JU LUMTE JA DOLET EDHE NE KETE AKSION GUERIL TE SHKARKONIT DREJTORIN E INSIGUT.
JENI VITE DRITE LARG EKONOMOSE SE TREGUT.