Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, nafta shkon 237 lekë litri, sa do të shiten nga sot benzina dhe gazi

J L

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, që do të hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e pasdites së sotme.

Nga sot nafta do të shitet me 237lekë/litri, benzina 234 lekë/litri dhe gazi me 90 lekë/litri. Gjithashtu janë edhe çmimet e tregtimit me shumicë të karburanteve.

Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

Këto çmime u vendosën në mbledhjen e djeshme.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës në datë 14 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 234  lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

 

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
    • A ju q r bordi dhe albanezeve qe nuk ju merr vesh koka e besojne rrenat e ramutit me berushken e liriliken qe merren me banalitete dhe shqiptaret lene kockat rrugve te botes per buke.
      Nafta ka vajtur nen 100$ per fuci dhe bordi e rrit cdo dite e me shume.
      Hapi i syte shqipe acarohuni i jere jqj.

  • O bordi rrit pensionet në fillim pastaj çmimet.
    O bordi rrit të ardhurat në fillim pastaj çmimet.
    O bordi nuk ke faj , bëni siç ju thotë eprori juaj.
    Kush është eprori juaj?
    Mund ta thoni?
    Epo mirë atëhere do ta nxjerrin gazetarët investigativë këtë eprorin.
    Shtet koti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *