Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të hidrokarbureve, ja sa shkon çmimi i naftës, benzinës dhe gazit

J L

Bordi i Transparencës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, në datë 21 mars 2022, në mbledhjen e tij të rradhës, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 216 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 199 lekë/liter.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 22 mars -23 mars 2022, të jetë 221 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 211 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 22 Mars, ndërkohë që mbledhja e ardhshme e këtij Bordi do jetë ditën e Mërkurë, datë 23.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Jemi moderrnizuar, nëpërmjet Bordit të transparencës , shpikja e fundit e sharalatanit kryeministër dhe kryeministrit sharlatan, pikat e shitjes së karburanteve pompat i kanë të lidhura direkt me bursën ndërkombëtare, rriten çmimet në bursë, rriten çmimet edhe te pikat e shitjes së karburantëve, pamvarsisht se karburanti është importuar që para një viti kur një fuçi naftë kushtonte sa gjysma e çmimit të sotëm në bursë dhe

    thoni po të doni që kryeministri ynë nuk është transparent bashkë me Bordin e tij.

    Kryeujku, mbasi hordhia e ujqërve bëri hatan mbi kopen e deleve, mblodhi ujqërit që po lëpinin buzët nga gostia dhe u tha që po u var edhe këtë mëlçinë e Bordit të transparencës qafë që të më ruani dhe kopen e deleve që kan mbetur që ti kemi për gostin tjetër. kur të jemi përsëri të uritur,

    njëlloj është dhe kryeministri ynë me bordin e tij, si ujqër të vërtetë janë vën në krye të bagëtive shqipëtare që sa herë tu hapet oreksi, në sinkron me ujqërit e babëzitur të bursave dhe tregjeve ndërkombëtare, ti shqyejnë me dhëmbët e çmimeve të çmëndura deri në absurditet bagëtitë e mjera që nuk kundërshtojnë dhe kanë 30 vjetë që u binden ujqërve dinakë të pangopur qeverisës dhe biznesmenë.

  • Pse rrit çmimet bordi?
    E ndjek me internet bursën?
    Po duhet të keni turp kur bëni nga këto mashtrime o bordi i Qeverisë.
    Duhet ti ulni çmimet jo ti rrisni.
    Mund të tregoni si i bëni llogaritë me transparencë ju qypat e bordit?
    Prezantoni llogaritjet dhe pastaj prisni se ka njerëz që e njohin procesin.
    Mos firmosni rritje çmimesh se do merreni vesh kush jeni ju që merrni rrushfete nga biznesi i karburanteve. Dhe do ta pësoni. Mos kujtoni se nuk do merret vesh.
    Ulni çmimet e karburanteve.

  • Tani Bordi e ben te ligjshme rritjen e cmimeve
    E vendos Bordi, mori fund ajo pune, nuk ka faj Ramuti. he, e besoni apo jo? Dhe Bordin kishim mangut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *