Borë në veri, rrugët e bllokuara

Dita

Reshjet e dëborës të nisura herët në mëngjes në zonat veriore janë shoqëruar me stuhi dhe ulje të temperaturave.

Është vështirësuar qarkullimi i automjeteve pikërisht për shkak të ngricave në rrugë. Në terren ndodhen kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve, që të mundësojnë hedhjen e kripës.

Ndonëse ka reshje bore dhe ngrica,”Rruga e Kombit” është e hapur. 8 borëpastruese janë angazhuar për hedhjen e kripës dhe largimin e borës në dy senset e rrugës. Ndërkohë, policia ka ngritur postoblloqe në rrugë për të këshilluar drejtuesit e automjeteve.

Ndërsa në Bulqizë, situata paraqitet e  rënduar nga reshjet e dendura të dëborës që ka bllokuar njësitë administrative: Trebisht, Ostren, Martanesh, Zerqan, Shupenzë dhe Fushë-Bulqiz. Në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi kalohet me zinxhirë, ndërsa në Qafën e Buallit-Krastë me vështirësi me zinxhirë, ndërkohë që herë pas here bllokohet. Po ashtu,  edhe në Qafën e Buallit-Klos kalohet me zinxhirë. Kurse Ura e Çerenecit-Steblevë është e bllokuar.

Aktualisht, trashësia e dëborës në qytet është 40cm, ndërsa në njësitë administrative vijon nga 60 deri në 1 metër.

s.a/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *