Borell: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë! Situata aktuale jo e qëndrueshme, ‘dhuratë’ për Moskën

Amelda Amelda

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze. Në një deklaratë për mediat pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, Borrell tha se ky vendim duhet të merret sepse nëse do të jetë një përgjigje negative, atëherë do të ishte një avantazh për Moskën.

“Duhet të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze, situata aktuale nuk është e qëndrueshme, është një dhuratë për Moskën”, shtoi ai, në një deklaratë për mediat pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së

Duke u ndalur te politika e jashtme e këtyre vendeve, ai kërkoi që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa për Shqipërinë dhe vendet e tjera tha se politika e jashtme e tyre përputhet me atë të BE-së.

“Serbia nuk përputhet me politikën tonë të jashtme. Duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Të jesh neutral ndaj Rusisë është koncept i gabuar. Shqipëria përputhet me politikën tonë të jashtme. Mali i Zi gjithashtu dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Këto vende mund të kërcënohen më shumë nga Rusia. RMV e Shqipëria janë përcaktuar si vende jomiqësore. Edhe Kosova iu bashkua masave ndaj Rusisë. Edhe Bosnja iu bashkua masave ndaj Rusisë”, tha Borrell.

Ai  i bëri thirrje Serbisë që të mbështesë sanksionet evropiane ndaj Rusisë, pasi sipas tij neutraliteti sot karshi pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës, është “koncept i gabuar”.

“Për mua është e qartë, si përfaqësues i lartë dhe për kolegët e mi, se të mbash lidhje të ngushta me regjimin e [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit nuk është më në përputhje me ndërtimin e së ardhmes në BE. Këto të dy gjëra më nuk shkojnë në të njëjtën kohë. Të jesh neutral sot në lidhje me luftën në Ukrainë është një koncept i gabuar. Një shtet pushtoi një shtet tjetër dhe vendosja e tyre në një thes nuk bën dallimin midis sulmuesit dhe të sulmuarit”, tha ai.

Në këtë takim në Bruksel, shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë harmonizuar plotësisht politikat e tyre ndaj Rusisë me politikat e Bashkimit Evropian (BE), u është premtuar angazhim i zgjeruar politik me bllokun evropian, teksa mësohet gjithashtu se këtyre shtete pritet t’i bëhet ftesë më shpesh në takime të nivelit të lartë të BE-së.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Te “hapen” Negociatar thote Boreli.
    Ashtu thote edhe Germania,Greqia dhe shume vende.
    E keqja eshte se i “pengon” Kryetari i Cooperatives se Myzeqese.

  • Te hapen negociatat se na …djeu moska ne ballkan,jo se duam ne europianet perendimore dhe lindore.”Edhe ajo Bullgaria,coc luan me dy porta…Prandaj duhet t’ia mbledhim nje cikez”.Ah,Josif,josif!Deshtuam ne politiken e jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *