Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Qeveritë shqiptare dhe klasa politike shqiptare, këta borgjezë të rinj 24 vjeçarë që kanë veshur petkun e politikanit në parlament për të ndërtuar Shqipërinë e drejtë demokratike, janë sot pasanikët më të mëdhenj. Janë pasuruar vetëm për vete, kanë grumbulluar pasuri miliona lekë në librezat e tyre, kudo në banka të botës, një thes me të holla. Këta politikanë janë grabitës të pasurisë së shqiptarëve në paga e pensione. Kjo është pabarazi, diskriminim, shfrytëzim, krim, grabitje nga këta politikanë me shpërblime e privilegje nga më të turpshmet, kur populli vuan për bukën e gojës. Shqipëria është nën trysninë e grabitjeve të këtyre nëpunësve politikanë grabitqarë që nuk na lejojnë të ngremë kokën. Të gjithë duhet të çohemi në këmbë të vendosim ekuilibrat politikë dhe ekonomikë. Po heshtëm, mbaruam! Do hamë kockat e banketeve të suitës kriminale të degjeneruar dhe të pashpirt që sundon sot Shqipërinë. Suksese KLSH-së për këtë dritë qiriu në fund të tunelit!
