Borja Valero: Inter është një sfidë

Gazeta Dita

Borja Valero me zi po pret të fillojë etapën e re të karrierës së tij profesionale pasi finalizoi transferimin e tij nga Fiorentina tek Inter. Spanjolli ka nënshkruar një kontratë trevjeçare.

“Jam shumë i lumtur, është një sfidë e madhe profesionale të vish tek Inter,” shprehet ai për Inter Channel.

“Gjatë viteve të fundit kam luajtur pak a shumë kudo në mesfushë, sidomos kur mungonin disa prej shokëve të ekipit të mi, kështu që jam gati të luaj kudo.

Do të mundohem të bëj më të mirën time. Përshëndes tifozët e Inter dhe shpresoj që të bëjmë gjëra të mëdha së bashku.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *