Borrell: Bashkimi Europian do të mblidhet urgjentisht për çështjen Izraelito-Palestineze

J L

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europin për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar se ministrat e jashtëm të BE-së do të zhvillojnë bisedime urgjente mbi luftimet e përshkallëzuara midis Izraelit dhe Palestinës.

Në një postim në Twitter, Borrell shkruan se përfaqësuesit do të diskutojnë sesi mund të kontribuojnë për t’i dhënë fund konfliktit që po vret gjithmonë e më shumë njerëz.

“Në funksion të përshkallëzimit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Palestinës dhe numrit të papranueshëm të viktimave civile, unë jam duke thirrur një VTC të jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të BE të Martën. Ne do të koordinojmë dhe diskutojmë se si BE mund të kontribuojë më së miri për t’i dhënë fund dhunës aktuale”, shkroi Josep Borrell në Twitter.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Or ju Idiotet e Brukselit a mendoni ju se populli dote ju beson kur ju jeni njerez me dy ftyra ku ne mikrofon flitni per te drejtat e njeriut kuer ju e dini se te drejtat per palestinezet nuk ekzistojne,filloni te flisni per akordimin te Oslo te Norvegjis per kufirin e 1967,pra ju jeni ata qe bombardoni ne Palestine e jo Izraeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *