Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri , Josep Borrell ka deklaruar se gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit dezinformimi është përhapur në Ballkanin Perëndimor, në Bashkimin Evropian dhe në të gjithë botën.
“Kjo ka qenë e rrezikshme për të gjithë ne. Mbi të gjitha, sepse gënjeshtrat për çështje mjekësore madje mund të vrasin”, tha Borrell.
Borrell ka thënë se duhet të ketë angazhim global për t’iu kundërvënë dezinformimit dhe se duhet të identifikojmë burimet e keqinformimit dhe t’u sigurojmë qytetarëve fakte të besueshme, të sakta dhe në kohë.
Ndër të tjera shefi i diplomacisë evropiane, në fjalën e tij, përsëriti se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor.
Aktualisht, nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kroacia është vend anëtar i BE-së. Ndërkohë negociatat për anëtarësim i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të nisjes së tyre, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.
Borrell këto deklarata i ka bërë në konferencën e organizuar nga Delegacioni i BE në Sarajevë, Task Forca – EEAS Stratcom – për Ballkanin Perëndimor dhe organizata “Pse Jo” nga Bosnje dhe Hercegovina.
o.j/dita

Dezinformimi dhe mashtrimi Covid-19, ka tashme 7 muaj qe po perhapet nga kanalet zyrtare te cilat kane kohe qe jane shitur te axhenda e diktatures Globale te rendit te ri.
Kush i kontrollon dezinformuesit qe pretendojne se thone te verteten, nderkohe qe mashtrojne 24 me 7 ? Apo thjesht kane gjithmone te drejte sepse jane perfaqesues te kanaleve zyrtare. Kanale zyrtare kishin edhe diktaturat Komuniste e Fashiste, por koha tregoi se ishin kanale te shtypjes, propagandes dhe manipulimit. Edhe ata tmerroheshin nga dikush qe e mendonte diktaturen diktature ashtu si ishte ne te vertete dhe i pushkatonin e burgosnin. Kjo sepse dezinformimit te tyre zyrtar, dikush kishte topet dhe iluminimin qe ti thoshte mashtrim duke thene te verteten.
Perse tremben kaq shume nga opinioni ndryshe, kur pretendojne se thone te verteten ? Mos valle ajo e ” verteta e tyre” eshte kaq e dobet duke u bazuar ne propagande, manipulim e censurim, sa qe tmerrohen se njerezimi mund ti nxjerri lakrat byrekut te Covidi-it qe gatuan, e ata te dalin gafil duke na treguar shemtine dhe poshtersine mbi te cilen vegjetojne e ushqehen ?