Borrell letër Kurtit: BE kërkon heqjen e plotë të tarifave

Leda Hysa

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell Fontelles i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Në letrën e Borrell thuhet se Bashkimi Evropian dhe shtetet  anëtare besojnë fuqishëm se rifillimi i bisedimeve të dialogut është i domosdoshëm dhe urgjent dhe do të kërkojë heqjen e plotë të tarifave, përcjell lajmi.net.

Ndër të tjera Borrell thekson se e ka mirëpritur njoftimin e tij të javës së kaluar për tarifat, mirëpo shton se duhet heqja e plotë e tarifave.

Letra e plotë:

Shkëlqesi,

Ju faleminderit për letrën tuaj të datës 3 mars 2020.

Jam i kënaqur që marrëdhënien me BE-në e keni vënë si punë tuajën kryesore, kjo përputhet mirë me qasjen prioritare të BE-së ndaj të gjithë rajonit, përfshirë Kosovën. Ngjashëm, unë e mirëpres synimin tuaj në vazhdimin e reformave të domosdoshme që ta shtyjeni përpara sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen e mirë në Kosovë; këto janë elemente kyçe për të ardhmen tuaj.

Angazhimi juaj personal për arritjen e plotë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë është pjesë e rëndësishme në për rrugën tuaj evropiane. Vendosmëria juaj është përzemërsisht e mirëpritur nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare. Unë besoj që si kryeministër ju do të udhëhiqni me negociatat në dialog në mënyrë gjithëpërfshirëse. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të duhej të jetë projekt unifikues, mbi politikën e brendshme, sepse do të fitojë përkrahje të gjerë politike nga gjithë lidershipi politik.

Siç e dini, Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare besojnë fuqishëm se rifillimi i bisedimeve të dialogut është i domosdoshëm dhe urgjent dhe do të kërkojë heqjen e plotë të tarifave. Sikur që e kemi përsëritur, ne po ashtu presim që Serbia ta bëj pjesën e saj, për rifillimin e procesit.

Unë e mirëprita njoftimin tuaj javën e kaluar për tarifat, që paraqet hap të parë të mirë në drejtim të duhur. Neve na duhet heqja e plotë e tarifave. Në këtë kontekst unë pajtohem plotësisht me ju se marrëveshjet e kaluara dhe obligimet e mbetura duhet të zbatohen plotësisht. Serbia, sikur Kosova, duhet t’i përmbushë zotimet për zbatimin e atyre marrëveshjeve.

Në letrën tuaj ju keni përmendur mekanizma monitorues dhe sanksionues: Bashkimi Evropian që nga fillimi i dialogut ka vendosur mekanizma konkret dhe gjithëpërfshirës për t’u siguruar se të dyja palët i përmbahen zotimeve të veta në marrëveshjet ekzistuese dhe ato në të ardhmen.

Në të kaluarën ministrat e shteteve anëtare janë informuar rregullisht në Këshill nga Përfaqësuesi i Lartë/ Zëvendës Presidenti, dhe unë planifikoj ta vazhdoj këtë praktikë. Shtetet anëtare janë po ashtu të informuara rregullisht se sa i përmbahen të dy palët zotimeve të dialogut respektivisht, si pjesë e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim në Kosovë, në Grupin e Veçantë për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, dhe si në pjesën e procesit të anëtarësimit të Serbisë, nën kapitullin 35.

Në vijim të bisedës tonë të fundit telefonike, do të doja t’iu konfirmoj se unë tashmë ua kam propozuar edhe formalisht shteteve anëtare emërimin e Miroslav Lajcak, si përfaqësues special i BE-së për dialog dhe për Ballkanin Perëndimor, për të më asistuar mua si lehtësues i BE-së. Unë shpresoj që ai mund të fillojë punën sa më herët. Nga ana ime, unë zotohem të mbes afërsisht i angazhuar në këtë proces dhe të bëj më të mirën për ta çuar përpara sa më shpejtë dhe në mënyrë efektive. Nga një rezultat pozitiv do të përfitonin të dyja edhe Kosova edhe Serbia, rajoni i gjerë dhe vet BE-ja në fund.

Në ndërkohë mirëpres takimin me ju në të ardhmen e afërt në Bruksel, të vazhdojmë diskutimet tona dhe t’iu ofroj ndihmën e Aksionit të Jashtëm të Bashkimit Evropian (EEAS) në përgatitjen tuaj për rifillimin e dialogut.

I juaj besnikërisht

Josep Borrell Fontelles.

 

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Zoti Borell!
    Pse ju shqeteson juve me shume heqja e takses se mallrave serbe nga Kosova e jo njohja e Kosoves si shtet i pavarur nga Serbia?
    Si mund ta detyroni ju nje shtet,qe t’i perulet nje shteti tjeter kur ai ka qene gjakderdhesi i mijra banoreve te tij?
    Pse jeni shqetesuar me shume per demin qe i sjell taksa ndaj mallrave te Serbise se sa demet e medha njerezore,financiare e materiale qe Serbia i ka sjelle Kosoves nder vite?
    Pse nuk e keni akuzuar Serbine per Genocid ndaj Kosoves,per demshperblimin qe ajo i detyrohet Kosoves,per detyrimet,qwe Serbia i ka Kosoves nga ndarja e ish Jugosllavise pjese e se ciles ishte edhe Kosova?
    Ka shume detyrime Serbia ndaj Kosoves,por ju po veproni me djallezi te gjithe kunder Kosopves!
    Nga kembengulja juaj djallezore per heqjen e takses,une dyshoj se ju ia keni me hile popullit te Kosoves edhe me ndihmen qe i keni dhene dikur nga genocidi serbmbase edhe jeni penduar per ate cfare keni bere!
    Edhe turi juaj,qe merreni me Kosoven dhe nuk merreni me armikun e saj,Serbine!
    Kjo qe beni ju eshte njelloj sikur bota pas Luftes se Dyte Boterore te merrej me shume me demshperblimin e ushtrive nazi-fashiste se sa me demshperblimin e popujve te botes,qe u gjakosen nga keta kriminele!
    Rurpi qofte me ju!

  • ” fitorja” e republikes kosoves eshte rasti i vetem ne bote qe nje fitore u kthye ne humbje poshtruese..
    .
    Kosova ishte me ” skllave dinjitoze” ne kohen e Titos biles dhe te Millosheviqit se sa tani qe eshte bere nje “skllave seksi” ne bordellon me emrin europe
    .
    tentativa e amerikes per heqje te bazes ushtarake te saj tregon madheshtine e enver hoxhes qe mbajti nje baraslargesi kompjuterike “me petullen e nxehte” me emrin kosove..

  • Jam dakort me Borrell-in qe duhet te hiqet taksa e plote me Serbine ! Kete dihet ta kishte bere Ai analfabeti qe
    mendon ne serbisht pastaj e perkthen ne menyre instan-
    te ne Shqip, Ai qe shkon ne Hage se shpejti qe Saliserbi
    duke parw mendjen e tij karavidhe e shtyne ne marrezi,por
    nga ana tjeter edhe ky tjetri qe erdhi ne krye te shtetit te
    Kosoven nuk e kupton se i ka hyre ne nje rruge pa krye ne
    dem te interesave te Kosoves. Ne pamjen e pare duket
    qarte se cojne uje ne mullirin serb duke u hequr si patrio-
    te te thekur para syve te popullit kosovar,por qe faktikisht i
    sjellin nje dem te pallogaritshem ceshtjes kosovare. Perso-
    nalisht i jam permbajtur propozimit te Merkelit dhe SHBA-s
    qe te “Pezullohej” 4-6 muaj tarifa 100% me Serbine ! Kjo do
    t’i jepte mundesi qeverise kosovare t’i linte ne dore dopjo
    6-ten,sic thuhet ne menyre katundateske tek ne,idem,sic
    ndodhi ne Rambuje por qe atehere “pushka e Saliut” fatmi-
    resisht nuk ndezi dhe u arrit ajo qe tashme dihet nga te gjithe: Rambujeja u firmos nga shqiptaret dhe jo nga Millo
    shevici dhe “dopjo 6-ta” i mbeti Milloshit dhe ndodhi ajo qe
    dihet nga te gjithe ! Dhe politikanet kosovare duhet te nxje-
    rrin mesim nga pervoja e tyre,sic ka nxjerre vete Presidenti
    aktual i Kosoves, qe ishte pjesemarres aktiv ne Konfrencen
    e Rambujese dhe ka nxjerre mesime te vyera prej saj dhe
    i zbaton ato edhe sot. Zoti Kurti degjoje Zotin Thaci dhe mos ben ate qe thone plakat e fshatit: “Per inate te sime
    Reje shkova fjeta me mullixhin” ! Keshtu i thone nga nahia
    ime..?! Por per te qene i paanshem dhe objektiv, nga ana
    tjeter nuk e kuptoj “zellin dhe ngutjen e ankthin e BE-s dhe
    Ameriken perse ngulin kembe si “mushka” qe domosdo duhet te hiqen taksat me Serbine nga ana e Kosoves, nder-
    kohe qe vete Serbia nuk jep asnje shprese per njohjen e Kosoves si shtet. Edhe ajo ngul kembe si “mushka” se nuk
    do ta njohe kurre Kosoven !!! Ky paradoks qe shprehet ne
    qendrimet e aleateve strategjike dhe nga ana tjeter qendri-
    mi serb kategorik,aspak shpresedhenes duke mbajtur ende ne Kushtetuten e Serbise statukuone e Kosoves si
    pjese integrale te Serbise dhe te Rezolutes se OKB -12-44.
    Te gjitha keto perbejne nje situate krejtesisht te njeanesh-
    me:Kosova te ofroje gjithecka,ndersa Serbia hic ! Eshte
    miopike qe duke i bere keto leshime Serbise, BE-ja mendon
    se do ta terheqe pas vedit Serbine ?! Eshte nje enderr me sy hapur qe shikon BE-ja ! Politika serbe eshte po ajo e Ti-
    tos qe ne shqiptaret thonim atehere qe Jugollavia e Titos
    mban nje “dore ne bakllava dhe tjetren ne revani” ,sot ajo
    perkthehet ne slloganin se Serbia koken dhe tanket e ka te
    Rusi dhe Eurot i don te BE-ja dhe billetat e jeshilta nga SHBA-ja ! Te njejten gje qe bente dikur Tito…..! Europa te
    mos kete shume shpresa te Serbia e sotme qe nuk ka hequr dore edhe nga rruga e Milloshevicit pa Milloshevicin.

  • Tani qe Shqipetaret e kosoves duan perkrahje nga Shqiperia, KM eshte Rama, i shpallur hapur si nje filo-turkoserb…

  • TRADHETIA E AGJENTIT SERB RAMA I DHA REZULTATET ..NUK KA GJE SE EDHE RAMA NUK DO E KETE TE LEHTE JETEN NGA ZOTI I MADHERISHEM ..SHUME SEMUNDJE E VUAJTJE DO HEQE KY NJERI , ME SHUME SE C’HOQEN NENAT E BIJTE E KOSOVES…

  • Dona, vetem Saliu yt mendon s’i detari, ndersa 99 per-
    qind mendojne sic mendojne shqiptaret e Kosoves !
    Te tjerat Jane propagande. Duhet kordinuar politika
    kosovare me aleatet strategjike qe e bene Kosoven te
    pavarur dhe no sic mendojne ramushet dhe kurtet se
    keta pa aleatet do ta clironin Kosoven me “dyfeke me
    gjalme” te Selam Musait….! Ikni,more miope politike …!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *