Borrell takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor: Çështja juaj diskutohet më 16 maj

J L

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell u takua me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Në darkën jozyrtare të organizuar nga Borrell morën pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervalla-Schwarz, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe anëtari serb i Këshillit Presidencial të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik.

Në takim u diskutuan ndikimet rajonale dhe globale të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Rusia dëshiron të shfrytëzojë dobësitë tona dhe të rajonit. Ne duhet të punojmë së bashku për të mos lejuar Rusinë t’i përdorë ato”, tha shefi i diplomacisë evropiane.

Borrell deklaroi se BE-ja e sheh Ballkanin Perëndimor jo si oborrin e saj, por si pjesë të gjeografisë së saj.

“Ne duhet të veprojmë së bashku kundër veprimeve shkatërruese të Rusisë në rajon, qofshin këto dezinformata apo sulme kibernetike. Jam i kënaqur që shumica e partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor qëndrojnë në anën e njëjtë me BE-në që nga dita e parë e reagimit ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë”, tha Borrell.

Borrell tha se çështja e Ballkanit Perëndimor do të diskutohet në detaje gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së që do të mbahet më 16 maj, ndërsa shtoi se në takim do të ftojë edhe ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit.

Kryeministri Edi Rama publikoi dje foton familjare nga darka e përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë qëndron pranë përfaqësuesit serb të presidencës boshnjake, Millorad Dodik dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Bruksel – Fotoja Famijare përpara darkës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Josep Borrell, Shefi Diplomacisë Europiane dhe Zv.President i Komisionit Europian”, shkroi ai në postim.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • @ TIMONIER,

    E more vesh apo jo Pergjigjen ndaj kerkeses tende per Martese me Bashkimin Europian???

    1- S’KA ASNJE MARTESE ZYRTARE ME TY.

    2- S’KA ASNJE BASHKEJETESE ZYRTARE ME TY.

    3- PO KA MBLEDHJE PA REZULTAT FORMALE DHE DASHURI NE DISTANCE NE KREVATE VIRTUALE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *