Borusia e Dortmundit kërkon Shkëlzen Gashin

anazapta

Karriera e Shkëlzen Gashit mund të marrë një kthesë të papritur.

Emri i tij po lakohet si zëvendësuesi i Ciro Immobiles te Borusia e Dortmundit, të paktën kështu raportojnë mediat zvicerane dhe më konkretisht “Fussballinfos.ch”.

Me largimin e bomberit italian te Sevilla, drejtuesit e Dortmundit e kanë përqendruar vëmendjen pikërisht te Gashi, raporton “Supersport”.

26-vjeçari i kombëtares kuqezi ka një kontratë që e lidh me kampionët e Zvicrës deri në vitin 2018.

Baseli e vlerëson kartonin e 26-vjeçarit rreth 8 milionë euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *