Dy vëllezër janë vrarë mbrëmjen e kaluar në kryeqytet. Igland dhe Sokol Haxhiu, 44 dhe 36 vjeç, janë qëlluar me armë zjarri nga Ardian Ndreka, 34 vjeç. Shkak është bërë mosshlyerja e një borxhi prej 36 mijë eurosh, që dy vëllezërit Haxhiu ia kishin autorit të krimit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:00, në zonën e Tiranës së Re. mësohet se fillimisht autori dhe dy viktimat janë konfliktuar me njëri-tjetrin e më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës.
Ardian Ndreka, 34 vjeç, nga Mamurrasi ka vrarë 44-vjeçarin Igland Haxhiu dhe ka plagosur edhe vëllanë tjetër, Sokolin, i cili ndërroi jetë në spital pak më pas.
Policia bën me dije sa ka vënë në pranga autorin e ngjarjes.