Borxhi grek, si humbën pasanikët 70 miliardë dollarë brenda një dite

Ornela

Borxhi grek është shndërruar në një çështje me rëndësi globale, duke qenë se ndikon në mënyrë drastike jo vetëm në ekonominë greke apo evropian, por edhe në fatin e disa miliarderëve.

Të hënën e shkuar, 400 njerëzit më të pasur në botë kanë humbur rreth 70 miliardë dollarë për shkak rënies së bursës botërore të shkaktuar nga situata kritike me borxhin grek. Sipas llogaritjeve të Bloomberg,  brenda një dite pasuria e miliarderëve ra me 1.5%, ndërsa secili prej tyre humbi 175 milionë dollarë.

Humbjet më të mëdha i pësoi personi më i pasur në Evropë dhe i dyti në botë, Amancio Ortega. Pasuria e krijuesit të zinxhirit të dyqaneve të veshjeve “Zara” ra me 2.2 miliardë dollarë, ose 3.2%. Në vendin e dytë është investitori amerikan dhe biznesmeni Warren Buffet, i cili tani ka rreth 1,6 miliardë dollarë më pak, ndërsa  personi më i pasur në botë, themeluesi i Microsoft,  Bill Gates, humbi 1.4 miliardë dollarë (1.7% e pasurisë së tij) .

Aktualisht, 400 njerëzit më të pasur në botë kontrollojnë një total prej 4.2 miliardë dollarësh, që përfaqëson rreth 400 miliardë dollarë më shumë se PBB të Gjermanisë, vendi me ekonominë më të madhe në Evropë. /DITA

Share This Article
3 Comments
  • Po pse kush nuk e le Greqine te falimentoje dhe te shpetoje njehere e mire, keta. E terheqin zvarre kur dihet qe ka mbaruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *