Qeveria shqiptare në vitet e fundit “ia doli” dhe dështoi të realizojë një qeverisje sociale, për njerëzit në nevojë, përtej propogandës bajate që vetë qeveria na servir. Ajo kurrë nuk pati në vëmendje të saj njeriun shqiptar. Qeveria dështoi, nga ana tjetër, edhe profesionalisht. Dështoi me rregullimin e tregut, sidomos të sektorit bankar. Dështimet e saj me rregullimin e tregut janë madhore, pse ato nën efektin domino kanë tronditur besimin konsumator dhe të biznesit, jo vetëm në sistemin bankar, por në të gjithë zinxhirin e shërbimeve publike apo në sektorët privatë. Qeveria ka “dështuar me sukses” në të gjithë segmentet e tregut në Shqipëri. Shpërfytyrimi dhe dështimet e tregut financiar në përgjithësi dhe tregut të sigurimeve të detyrueshme në veçanti, është dështim mbi të gjitha i rregullatorëve publikë të mbikëqyrjes financiare. Në sistemin fiskal, taksa e sheshtë ka dështuar, për shkak se gropa e madhe në buxhet nga taksimi i ulët i atyre që fitojnë me privilegje, mbështetje të pandershme apo edhe më shumë është mbuluar me taksim të atyre që fitojnë më pak. Ulja e tatim-fitimit për të gjithë bizneset e mëdha nga 20 në 10 për qind ka futur “nën zgjedhë” të gjithë individët dhe biznesin e vogël, duke i zënë frymëmarrjen pikërisht vetëpunësimit dhe bizneseve të vogla dhe duke i rritur fitimet në mënyrë progresive bizneseve të mbështetura politikisht dhe koncesionarëve që administrojnë prona publike. Dështimi më spektakolar i qeverisë në ekonomi ka të bëjë me mosmbajtjen nën kontroll të borxhit publik, të keqes së madhe (kur ai është i rritur tej masës) që po gërryen mbarë Eurozonën në katër vitet e fundit. Me politikën më të papërgjegjshme ndaj borxhit publik të gjithë rajonit tonë, qeveria ka rritur ta rrisë këtë borxh në nivele deri afër 64 përqind të PBB-së, duke investuar për prerje shiritash dhe vota vetëm nëpërmjet borxhit. Qeveria e re e pas 23 qershorit duhet patjetër të kundërveprojë, duke kërkuar të sanksionohet në Kushtetutë që niveli i borxhit publik të mos e kalojë 60 për qind të PBB-së. Kjo kërkon amendim kushtetues për të ndryshuar ligjin organik të buxhetit shtetit dhe do të sjellë shpëtimin e ekonomisë shqiptare dhe të gjithë ne nga kjo minë lundruese si borxhi i pakontrollueshëm publik. Nuk mund të kalojë një ligj i një rëndësie të veçantë si ai i borxhit publik me votën e një shumice të thjeshtë, sikurse e bëri kjo qeveri e sotme. Ai kërkon një shumicë të cilësuar, për vetë rëndësinë që ka ky ligj, për pasojat që ai mbart dhe ndikimin e drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarit shqiptar.
Nga ana tjetër, qeveria dështoi t’i sigurojë biznesit një mjedis konkurrues dhe të qetë për veprimtarinë e tij. Ajo ndërhyri rreth 80 herë në sistemin fiskal të vendit, duke e çorientuar dhe frikësuar biznesin, sidomos atë të huaj, të mësuar me rregulla të qarta loje. Ajo miratoi çdo paketë ligjore financiare duke e vënë biznesin dhe shoqatat e tij përpara faktit të kryer, pa kryer konsultime paraprake, duke vepruar si një qeveri tipike autoritariste. Ajo ktheu në ligj një aventurë që dështoi ende pa nisur, amnistinë fiskale, duke e përdorur këtë nisme reformatore si mish për top elektoral këto dy javët e fundit. Dhe e fundit e kryesorja për interesat e çdo qytetari, Qeveria dështoi të na garantojë një rritje ekonomike për të siguruar mirëqënien e familjeve tona, edhe pse në tetë vitet e fundit si refren vetëm rritjen ekonomike pati. Do të ishte aventurizëm dhe papërgjegjësi politike të deklarosh sot se vendi nuk po përballon një krizë ekonomike, vetëm për arsye se ka një rritje minimale të Prodhimit te Brendshem Bruto (nëse i besojmë INSTAT), pra ende nuk mund të quhet në recesion. Rënia (zvogëlimi) i vazhdueshëm i ritmeve të rritjes ekonomike tregon qartë, për ata që duan Shqipërinë më shumë se pushteti i denatyruar, do të thotë se jemi në krizë të plotë dhe qeveria ka dështuar në mbajtjen e parametrave kryesore makroekonomike. Këtë e shohin dhe vërtetojnë jo vetëm ekonomistët, po e sheh gjithsecili prej nesh në shtëpinë e vet, në treg, në rënien e konsumit dhe të shitjeve, shtrëngimin e kredive, rënien e investimeve vendase dhe të huaja, rritjen e borxhit publik dhe atij të qytetarëve.

Llogaritari i sektorit ne kooperative Ridvan Bolja drejton prej 8 vitesh e kusur pas Genc Rul Pucrranjosit financat e Shqiperise. Ridvani i takses se kazanave te Rakise, qesharak dhe idiot me shume se intendenti Shvejk, bejne bilance me mediokrin me mesatare minus pese , Guvernatorin e B.SH. , Ardian Fullanin , me teseren e komunistit ne Kooperativen e Mulletit. Ky eshte shteti Socialist qe po mbron Komunisti Sali me shoket KOMUNISTE. I lutem Gazetes Dita te paraqes ne faqen e pare te saj, foton e Komunistit, Sali me kovacin e Byrose Politike Shokun Simon Stefani. Ahmanet po te keni ndonje foto te gjiri i Lalezit per Ardian Fullanin , duke shqyer ndonje dash per rreth 15 minuta, te vetem gje qe di te beje mire trashegimni nga feminia. Ngeles ne gjimnaz tek Qemal Stafa e ngeles per vjeshte ne fakultet. Pseudonimin e ka Oqeani Atrdian, se bente shurren ne breke ne klase kur i thonin mesueset per t’u pergjigjur ne mesim. Verifikoni regjistrat si ne 8 vjecaren e Shkolles Konferenca e Pezes dhe ne gjimnazin Qemal Stafa, ne rregjistrat e notave do te dali me budallai i shkolles. Te gjithe nxenesit ne canta mbanin libra e fletore, Bullari Ardian mbante pica dhe embelsira, si Bir Beu nga Jani Fullani, OQEANI ARDIAN.