Dy ditë pas vetëvrasjes së L’Wren Scott, të dashurës së yllit të muzikës Mick Jagger, gazetat amerikane shkruajnë se motivi që e çoi në aktin ekstrem janë borxhet e mbledhura prej afro 6 milionë dollarësh. 47- vjeçarja, pronare e agjencisë së modës “LS Fashion LTD” u gjet e vetëvarur në Manhatan mëngjesin e së hënës nga asistentja e saj. Jagger, i cili ndodhet në Australi për një turne me grupin e tij “Rolling Stones”, u shpreh “i shkatërruar dhe nën shok”. Pyetjes nëse vazhdonin të ishin çift bashkë, ai iu përgjigj: “Po natyrisht”. D.Gj.
