Do të jetë fillimi vitit tjetër periudha kur qeveria do të nisë likujdimin e e borxhit që i detyrohet sipërmarrjes. Por ky likujdim do të nisë pas një verifikimi të detajuar të dokumentacionit përkatës të të gjithë kompanive që kanë kryer punë publike. Lajmi është konfimuar nga Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, gjatë një takimi me gazetarët pa praninë e kamerave. Sipas Canit, menjëherë pas daljes së rezultateve të auditimit nga kompania “Deloitte”, dikasteri që ai drejton do të fillojë kontrollin fizik të të gjithë faturave të pashlyera që pretendon biznesi. Ai u shpreh se, nuk do të ketë asnjë pagesë për të gjitha kompanitë pa bërë më parë verifikimin e punimeve konkrete, nëse ato janë brenda parametrave, si dhe në përputhje me kontratat e nënshkruara. Kreu i Financave, shtoi se, në një fazë të dytë do të planifikohen pagesat e faturave të pashlyera ndaj institucioneve publike apo individët. Kjo pasi gjatë javëve të fundit janë zbuluar disa skema mashtrimesh në administratën tatimore dhe doganore. Sipas deklaratave paraprake, pretendohet se borxhi që qeveria i ka sipërmarrjes për punime dhe shërbime publike kap vlerën e 400 milionë dollarëve. Megjithatë fundi i këtij muaji, pritet t’i japë një përgjigjje përfundimtare se sa është ky borxh dhe kush ka më tepër borxh, qeveria biznesit, apo biznesi qeverisë.

Po perse duhet paguar ky borxh kaq shpejt dhe menjehere ?
Kjo demton buxhetin e shtetit–DOishte mire qe te caktohej nje shlyerje e borxheve gradualisht dhe me keste jo menjehere , se boshatiset arka e shtetit
Dhe te shikoheshin mundesite qe firmave duke ju bere ndonje leshim ne taksa te falnin ndonje pjese e borxhit ….
Dmth te gjendej nje gjuhee perbashket qe nje pjese e borxhit te paguhej ne menyra te ndryshme , por jo ne leke te thata , dhe pjesa tjeter te paguhej gradualisht, t ekete shtrirje ne kohe qe te mos demtohet buxheti i shtetit
Nuk eshte trimeri ti japesh parate menjehere tjetrit se shkateron veten, dhe tregon qe nuk e njef ekonomine fare