Në vitin 2012 stoku i borxhit publik shënoi vlerën 827 987 milion lekë. Kjo vlerë është 7.18% më e lartë se viti pararendës që në ishte në vlerën 772 525 milion lekë
Qeveria shqiptare ka rritur vlerën e stokut të borxhit publik në vitin 2012, 7.8 për qind më shumë se në vitin 2011. Këto janë të dhënat zyrtare të Open Data, pas hulumtimeve të bëra nga të dhënat zyrtare të Ministrisë tonë të Financave. Konkretisht Stoku i borxhit të brendshëm për vitin 2012 qëndron në vlerën 470 358 milion (katërqind e shtatëdhjetë miliard e treqind e pesëdhjetë e tetë milion lekë). Ndërkohë stoku i borxhit të jashtëm është në vlerën 357 629 milion lekë ( treqind e pesëdhjetë e shtatë miliard e gjashtëqind e njëzet e nëntë milion lekë). Në vitin 2012 stoku i borxhit publik shënoi vlerën 827 987 milion lekë. Kjo vlerë është 7.18% më e lartë se viti pararendës që në ishte në vlerën 772 525 milion lekë. Stoku i e borxhit ndër vite ka shënuar një trend rritës. Çdo vit borxhi publik rritet me përqindje përkatëse kundrejt vitit pararendës.
Stoku i borxhit të brendshëm për periudhën 2001-2007 përbëhet vetëm nga borxh shtetëror dhe në vitin 2008 struktura ndryshon edhe me borxh të garantuar. Borxhi publik i garantuar, nënkupton detyrimin e një huamarrësi privat, ripagimi i të cilit garantohet nga një ent publik, qeveria ose dikastere të saj. Viti 2008 shënon 98.76% borxh shtetëror (i drejtpërdrejtë) dhe 1.24% borxh i garantuar.
Ndërkohë që borxhi i jashtëm ka shfaqur shenja të dukshme të stokut të garantuar që në vitin 2001, për të arritur në 10.57% të totalit të borxhit të jashtëm në vitin 2012. Pjesa më e madhe e borxhit të jashtëm është akumuluar si borxh shtetëror dhe pjesa tjetër e tij është akumuluar si borxh shtetëror i garantuar, i cili i ka shërbyer drejtpërdrejt projekteve të zhvillimit të zonave rurale dhe urbane, njësive dhe institucioneve të ndryshme shtetërore.
Një raport shume interesant për t’u studiuar është dhe raporti Stok borxhi/GDP. Ky raport ka rezultuar më i lartë se 50% për periudhën 2001-2012. Stoku i brendshëm/GDP vijon në intervalin 30-45%, ndërsa Stoku i jashtëm/GDP 15-30%.
Borxhi total publik, përfshirë garancitë ka tejkaluar limitin prej 60% të GDP (produkti i brendshëm bruto) në dy vite të harkut kohorë në hulumtim. Përkatësisht në vitin 2002 stoku i borxhit kundrejt GDP shënoi 62.84% duke tejkaluar normën me 2.84%. Po kështu në vitin 2012 stoku i borxhit kundrejt GDP shënoi 61.15%. Struktura e stokut të borxhit të Qeverise përbëhet nga borxhi afatshkurtër dhe ai afatgjatë. Konsiderohet borxh afatshkurtër, borxhi i emetuar ne tregun e brendshëm dhe që përfaqësohet nga instrumente me afat maturimi deri ne një vit. Konsiderohet afatgjatë, borxhi i emetuar në tregun e brendshëm apo të jashtëm me afat maturimi më të gjatë se një vit.
Me borxhet qe merr kjo Qeveri si brenda dhe jashte vendit, ze vendin e pare, ketu ja kemi marre edhe Gjermanise, se kjo e fundit si ekonomi e pare ne Evrope jep Borxhe. Jep kredi te buta me afat shlyerje 15-25 vjet. Sala dhe Qeveria e tij po e ben si Tito me ish Jugosllavine, te marrim borxh ne e te jetojme pa kokecarje dhe ata qe do te lindin dhe ata qe jane te mitur te lajne gjynahet tona . Keshtu po vepron dhe Sali Palla ,cdo shqiptar qe lind eshte borxh 3.000 euro. Do te paguaj shume gjynahe te kesaj Qeverie ku ndermjet te tjerave nje admistrate e fryre me militanta, ministri si e brendeshmja me 6 zv.ministra. Udhetimet pa fund dhe me tabor te Jozefina Bukuroshes , te Sales e kelueshve te tij, 149 roje qe ruajne Saliun po keshtu edhe te tjeret. Me shume kemi oficera e komando se sa ushtare. Djetra polici sipas digastereve. Do te paguajme gjykatat e prokuroret e korruptar e ministrin e tyre Halim Kikiriku. Nuk po e zgjas me, se ka aq shume sa duhet dite e nate ti permendesh, por po e mbyll me evazioninfiskal qe sjellin tatimet e doganieret nga Tropoja dhe shitjet e pasurise Kombetare investitore si Taci e hajdut te tjere ,por ka dhe rrjepacak te tille dnerkombetar.
Eshte shume deshperuese dhe keqinformative veprimet e pushtetareve qe flasin per progrese dhe perparime pa theksuar vlerat reale te sistemit ekonomik, transparencen, dhe detyrimet e politikaneve ndaj popullit te tij.
Keta politikane nuk jane atje per te numeruar vitet qe mbeten ne Qeveri, por punen, dedikimin, dhe ndryshimin e trendit ekonomik kundrejt populsise se vendit. zhvillimi i nje vendi nuk matet me vlerat personale perfituese te individeve ne qeveri por me gjendjen e pergjithshme mbeshtetur ne zhvillimin ekonomik te vendit, pergjegjesit ndaj brezit te ri dhe brezave te vjeter. Kush eshte pergjegjes per shlyerjen e ketyre borxheve, qeveritaret qe jane shnderuar ne millionera apo populli qe vazhdon te kerkoje te drejtat me elementare ne sistemin e tanishem ekonomik dhe politik.
Fajtoret e drejtperdrejt ne kete drejtim ekonomik eshte qeveria aktuale, por mos te leme mbas dore dhe detyrimet qe oposita ka per ta informuar popullin dhe demaskuar qeverine per rolin e tyre te pa frytshem.