Në një kohë që vitin 2019, është mbyllur me një borxh publik në nivelin e 9 miliardë eurove, Ministria e Financave tashmë po punon për përzgjedhjen e një këshilltari financiar që do të merret me menaxhimin e borxhit.
Me anë të një vendimi të këshillit te Ministrave të publikuar në fletoren Zyrtare thuhet se Ministria e Financave dhe strukturat përgjegjëse të borxhit publik do të vlerësojnë konkurrentët.
Vlerësimi i tyre do të bëhet në bazë të disa kritereve si, eksperienca e ofertuesit dhënë në shërbime të ngjashme, kapaciteti për ofrimin e shërbimit të kërkuar, si dhe oferta ekonomike e bërë.
Përzgjedhja e një këshilltari financiar në situatën aktuale ku është vendi është një domosdoshmëri, për shkak se borxhi është në nivel relativisht në lartë rreth 65.84% të PBB.
Jemi përpara një fakti ku vendi po punon për marrjen e kredive të ofruara nga ndërkombëtarët për rindërtimin e vendit, si dhe në maj pritet të emetohet Eurobondi i ri rreth 600 milionë euro.
Vendosja e një këshilltari sipas vendimit do të mbajë nën vëzhgim ndjeshmërinë e tregjeve financiare nga faktorë të brendshëm e të jashtëm, me qëllim sigurimin e fondeve të nevojshme të huamarrjes, duke vlerësuar riskun dhe koston e tij, si dhe do t’i duhet të punojë edhe për zgjerimin e bazës së investitorëve të huaj por edhe vendas.
Një masë e tillë i vjen në ndihmë edhe ruajtjes së objektivit të qeverisë për konsolidim fiskal dhe ulje të mëtejshme të borxhit publik.
j.l./ dita

KEshilltar Arben Ahmeten. Ku ka me mire.
Parate i marrin ata, dhe pasurite e shqiptareve po ashtu. Shqiptaret preferojne te heshtin dhe te ikin. Skllever ne vendin e tyre. Te skllaveruar nga plerat
Keshilltar!?!! Mos doni te investoni edhe ne bursat nderkombetare dhe ne derivatet financiare siç beri shteti yne ne 1989 e humbi per disa seconda 200 milion dollare? Keshilltar gratis per Borxhin Publik eshte FONDI MONETAR NDERKOMBETAR. Me duket se ka nevoje te hapet nje vend pune me rroge shume te larte pasi ne Ministrine e Financave pranohet se nuk marrin vesht nga ky sektor jetik per vendin. Keshilltar privat, per investime ne bursen e derivateve, ne aksione dhe ne obligazione, me te mire se Soros, nxenesit dhe bashkepunetoret e tij nuk mund te gjeni. Suksese.Fakti se borxhi publik eshte 65.84 % te PBB, me duket se nuk eshte shqetesues Veçanerisht ne keto momente qe normat e interesit jane afer zeros madje edhe negative.
Te gjithe e dijne e Shqiperi se kush i posedon kto
Miljarda ne Kontot e tyre neper Bote .
BANDA E ATISHQIPTAREVE
keni harru edhe Thesarin e Shtetit (medlja e Arit e pervetesuar nga ilyer muta)
Po clesh keshilltari? Pse e ke administraten.Keshilltari mer leket e sdo Tia di per asgje.