Borxhi publik fluturon në 74 për qind të PBB-së

redaktor
Drejtoresha e Pergjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj, Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Nikolin Jaka, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes, Arben Ahmetaj, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Financave Shkelqim Cani dhe Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Blendi Klosi, gjate nje takimi me perfaqesues te biznesit shqiptar, ku eshte diskutuar ne lidhje me luften kunder informalitetit./r/n/r/nGeneral Director of Tax office Briseida Shehaj, President of the Chamber of Commerce and Industry Nikolin Jaka, Minister of Economic Development, Tourism, Trade and Entrepreneurship, Arben Ahmetaj, Prime Minister Edi Rama, Minister of Finance Shkelqim Cani and Minister of Youth and Social Welfare Blendi Klosi, during a meeting with representatives of the Albanian business, which has been discussed in connection with the fight against informality.

Borxhi publik i Shqipërisë shënoi një rekord të ri shumëvjeçar në tremujorin e tretë të këtij viti si pasojë e marrjes së borxheve të reja nga Banka Botërore, shtrenjtimit të dollarit kundrejt lekut dhe e rritjes së ngadaltë ekonomike, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave.

Raporti tremujor i borxhit, i publikuar së fundmi, vëren se borxhi shqiptar arriti në 1 trilionë e 62 miliardë lekë (7.6 miliardë euro ose 8.5 miliardë dollarë), kuota më e lartë në histori ndërsa treguesi i borxhit publik në raport me prodhimin e brendshëm bruto arriti në kuotën 73.7 për qind, kuota më e lartë që nga viti 2000.

Borxhi publik i Shqipërisë u rrit përgjatë këtij viti pjesërisht për shkak të deficitit buxhetor prej 25 miliardë lekësh dhe pjesërisht për shkak të shtrenjtimit të dollarit kundrejt lekut shqiptar.

Dollari është shtrenjtuar me 25 për qind që nga viti i kaluar dhe Shqipëria ka një pjesë të borxhit të vet të jashtëm në dollarë ose në monedhën llogari të FMN-së, SDR, e cila është shtrenjtuar sëbashku me dollarin.

Por një pjesë e konsiderueshme e rritjes së borxhit i dedikohet kontratës për 250 milionë euro kredi nga Banka Botërore, të cilën qeveria e mori më herët këtë vit për të shlyer bondet sovrane në euro që u maturuan pak ditë më parë.

Si rregull, zyra e borxhit në Ministrinë e Financave përfshin në statistikat e veta vetëm borxhet që janë të emetuara si të tilla dhe jo detyrimet e prapambetura të qeverisë.

Plani i rënë dakord mes qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar ka qenë ulja e borxhit publik si përqindje e PBB-së duke filluar nga viti i ardhshëm përmes rritjes më të shpejtë ekonomike dhe deficitit buxhetor më të ulët. Por rritja më e shpejtë ekonomike nuk u realizua dhe rrjedhimisht, ulja e borxhit publik do të kërkojë shkurtime shpenzimesh të cilat qeveria shqiptare nuk duket se ka në plan t’i bëjë.

Rreziku i borxhit të lartë në vijimësi mund të sjellë edhe ngadalësim të mëtejshëm të ekonomisë për shkak se qeveria do të detyrohet të transferojë jashtë vendit para për pagesën e interesave të borxhit, gjë që pakëson aftësinë e saj për të shpenzuar në tregun e brendshëm.

Qeveria shqiptare bëri të ditur sot (5 nëntor) se dëshiron të vijojë planet për të emetuar bonde sovrane në euro me vlerë 300 deri në 500 milionë euro në ditët e ardhëshme pavarësisht se interesi i pritshëm i këtyre bondeve mund të jetë rreth 6 për qind, një interes shumë i lartë ky që pritet të transferojë jashtë vendit në formën e interesave 20-30 milionë euro çdo vit./Gj.E/BIRN

Share This Article
10 Comments
  • Kam kohe qe e them, ky zoteria nuk meriton te kete Kryeminister i Shqiperise…i paafte dhe megalloman…tani pervec jaguareve do bleje edhe mercedes te blinduar…nderkohe ne blejme vetura me taksat tona…dhe paguajme borxhet e ketij idioti te deklaruar

  • Populli e mesoi kete idjot megalloman.Merrja Berishes ku i jka futur,birit Berishes,merrja Fullanit,Bitrit te Fullanit,qe vodhi bangen me breke,Ky denoi popullin me taxa,me cmime nafte ne hava.Po cfare do nxjerresh nga fukarejte,nxirret dhja\me nga pleshti?

  • Dhe me e keqja eshte se rritja e borxhit publik eshte bere jashte dijenise se shqiptareve qe do ta paguajne ate borxh !? E turpshme dhe kriminale per nje popull halleshume. Dhe ne kete gjendje birbua donte dhe “Jaguare” pale ? Turp dhe pabesi per cdonjerin prej nesh!

    • Or Pllum, me gjithmend ke qene Kolonel i Ushtrise ti, apo e kam degjuar gabim une?!….
      Çfare flet keshtu or njeri?
      Po me habit, se kam lexuar shume komente te mira prej teje…
      Po kur e mori Qeverine Rama kish afro Nje Miliarde Euro vetem per te mbyllur gropat e Saliut me investitoret brenda vendit….Nuk po flase per borxhin katastrofal ndaj institucioneve financiare te krijuara ketu e 20 vjet….
      Qeveria aktuale ka pergjegjesine te mbyll gjithe detyrimet qe ka Shqiperia, duhen paguar buxhetoret, administrata , pensionistet, detyrimet sociale, e te tjera e te tjera…
      Kur nuk i ka ato para qe duhen, cfare do beje, do i lere pa paguar?…
      Jo o Pllum, mos fol qesim…Xhaguaret, apo Jaguaret, jane makina te mara me lising, sic i marin dhe shtete te tjera, nuk jane te blera, eshte nje forme e sherbimit nga privati per funksionaret e larte te Qeverise, apo ata ikin ne kembe …apo me makina qe mbeten rruges…Nuk jane ato makina aq shume , aq makina i ka edhe nje privat i zakonshem, ato shpenzime jane shume pak ne raport me shpenzimet e shtetit…Por Balta qe hidhet eshte Balte e Xha Paranojakut dhe Shpifsit Mitoman…
      Pllum, tek ky koment ja ke futur kot, ama kot fare , plak-o…!

      • Borxh prej 300 milion eurosh per pagesat e prapambetura eshte marre para dy vitesh nga FMN dhe eshte paguar. Ky eshte borxh i ri!

  • nqs se nje artikull e ka bere BIRN

    kuptohet qe ka filluar levizja RAMA IK

    nje nga krimet qe ka bere Rama eshte marrja persiper e gjithe superkrimeve te Berishes

    ku do vecoja borxhin e qeverise fuckberisha ndaj biznesit te brendshem qe ka shkuar rreth 1 miljard dollare.

    krimi i dyte qe ka bere RAMA eshte qe ne vend te hapte defterin e krimeve te berishes…ka hapur tre vjet bunkaret e enverit.

    krimi i fundit:

    kush do ta pyese sot Ramen

    sa nafte apo sa krom nxjerrin firmat e huaja dhe sa fiton shteti shqiptar…nuk mund ti pergjigjet…

    berisha eshte kriminel por i sinqerte

    kurse ky ka nje sinqeritet kriminal….komplet i tredhur nga 2 B e adriatikut dhe 3B e atllantikut

    nqs do beja nje lapidar per profetin enver hoxha

    ne pjesen e poshteme do vija dy bole…nje ahmet zogun dhe tjetrin saliberishen…..kurse ne mese te tyre edi ramen aq sa eshte 2 metra…hallat i takon atij xhaxhit..

  • Te arrije puna qe te jetosh me borxhe eshte krim. Ai krimineli, Enver Hoxha, e la Shqiperine pa asnje lek borxh! Perveç te tjerave, te ndertuar nga koka te kembet. Asgje nuk i mungonte. Dhe ajo Shqiperia e tij ljente me dhjetra miliarde euro. Erdhen keta demon-kratet dhe shkaterruan, vodhen, shiten dhe çuan per skrap gjithe Shqiperine. Por Shkelzeni, Argita, Saimir Mane dhe kompani u bene miliardere! Njelloj si Sokoli, Pranvera dhe Iliri!!!! Apo jo?! Dhe keta demon-kratet pasi e kthyen vendin ne nje rrumpall-hane e lane vendin me 2013-ten me 65 perqind te GDP-se borxh. Dhe ketu nuk ishin futur 700 milione eurot qe qeveria e Berishes i kishte biznesit vendas. I vetmi gabim i Rames eshte se nuk i demaskoi dhe nuk uluriti ne kupe te qiellit, siç bente viçidolasi, per katrahuren qe gjeti. Por urte dhe bute filloi te paguante borxhet e parardhesit te tij. Prandaj ju qe komentoni me siper keni plotesisht te drejta ta shani. Se idioti, nuk mori kamxhikun dhe t’i fuste te gjithe ne burg, por u soll si “burre i mire”. Tani le t’i mbaje ne kurriz.

  • Te tille lajme te kobshme nuk duhen publikuar ne popull se mbjellin panik dhe pakenaqesi ndaj qeverise. Edhe po u dhane mire eshte qe te hiqen shpejt se jane te sikletshme per tu komentuar.

  • @N. VJOSA pllumi ka te drejte, je ti ne gabim pse .kur more shtetin ne dorezim ku e ke trasparencen e te gjitha gropave te ministrive, une si popull dua inventarin e shqiperise ze.ze nga te gjitha qeverite, ku kane shkuar miliardat e tokave private, te uzinave e fabrikave socialiste, hidroce ntraleve, te armatim . logjistik te ushtrise,pyjeve drusore dhe shume e shume te tjera ………….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *